11.8 C
Prizren
E enjte, 14 Maj, 2026

Ka filluar fushata e korrje-shirjeve në Malishevë

Këto ditë, edhe në territorin e Komunës së Malishevës ka filluar fushata e korrje shirjeve.

Korrjen e grurit sot e ka parë nga afër edhe Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, të cilët janë njoftuar nga shtabi komunal për mbikëqyrjen e fushatës së korrje shirjeve, me ecurinë e fushatës dhe rendimentet e grurit.

“Ju uroj për korrjen e grurit. Uroj që edhe ky vit të jetë i bereqetshëm dhe puna e juaja të paguhet, e ti mbushni hambarët me grurë”, ju ka thënë bujqve kryetari Begaj, gjatë vizitës në Drenoc, ku kombajnat ishin duke korrur grurin në arat e këtij fshati.

Sipas drejtorit të Drejtorisë së Bujqësisë, Murat Hoxha, këtë vit janë mbjellë rreth 4 mijë hektar me grurë, tërësisht në sektorin privat, ndërsa rendimentet janë të kënaqshme.

“Komuna e ka formuar shtabin komunal për mbikëqyrjen e fushatës së korrje-shirjeve, ndërsa pronarët e kombajnave janë duke respektuar udhëzimet e Ministrisë së Bujqësisë” ka thënë Hoxha.

Ndërsa sipas shtabit komunal për mbikëqyrjen e fushatës së korrje-shirjeve, ecuria e kësaj fushate është duke shkuar në rregull dhe nuk ka probleme në terren, kurse rendimentet e grurit janë 4 000 deri 4 500 kilogram për një hektar./PrizrenPress.com

Më Shumë

Përkujtohet Ekrem Rexha – Drini

Në 26-vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, Ekrem Rexha, janë bërë homazhe te sheshi “Ekrem Rexha – Komandant...

Për herë të parë në Has, nesër mbahet “Enduro Meeting Pashtriku 2026” me motoristët nga mbarë vendi

Në Pashtrik të Hasit, nesër, më 10 maj 2026, duke filluar nga ora 10:00, do të zhvillohet për herë të parë takimi i motoristëve...

Lajmet e Fundit