2.8 C
Prizren
E martë, 26 Tetor, 2021

Intervista ekskluzive e Bekim Fehmiut për Paris-Presse: Unë kam një grua dhe një të dashur

Nga Aurenc Bebja

“Paris-presse” ka botuar, të shtunën e 7 shkurtit 1970, në faqen n°20, intervistën ekskluzive të aktorit të talentuar shqiptar, Bekim Fehmiut, të cilën, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:

Djali i Uliksit (18 muajsh) quhet Uliks, në kujtim të serialit “Odiseja”

Është e vështirë të njohësh në Uliksin me mjekër, heroin e “Odisesë”, serialin që transmetohet dy herë në muaj në kanalin e 2-të që do të shihni sonte, Bekim Fehmiun, yllin e “Kam takuar madje ciganë të lumtur”, një film që fitoi çmimin special të jurisë në 1967 në Kanë.

Belmondo jugosllav
(krahasim me aktorin e famshëm francez Jean-Paul Belmondo)

Megjithatë së shpejti Bekim Fehmiu, 33 vjeç, nuk do të kalojë më pa u vënë re në rrugë : filmi i tij i parë ndërkombëtar, “Meshkujt”, i frymëzuar nga jeta e diplomatit-playboy të famshëm latino-amerikan Porfirio Rubirosa, ku ai luan rolin e tij, del në mars në Shtetet e Bashkuara, në prill në Britaninë e Madhe, dhe në shtator në Francë. Ndërkohë, ai ka luajtur një western, “Shtylla kurrizore e Djallit”, dhe në shkurt të 1966 u martua me Branka Petriç, një aktore jugosllave.

“ Djali ynë, 18 muajsh, quhet Uliks për shkak të rolit tim në serial. Në fakt, unë kam një grua dhe një të dashur. Po, po, shkruajeni : është e njëjta. Unë vazhdoj ta konsideroj gruan time si të dashurën time sepse ne të dy jemi kundër martesës. Ne nënshkruam një kontratë për shkak të së ardhmes së djalit tonë, dhe pastaj, këtë kontratë, e harruam. Oh ! po, dashuria ime për të (Brankën) nuk ka kufi !”

Kur ai erdhi për të prezantuar tri vite më parë në Kanë “Ciganët e lumtur”, Bekim Fehmiun e quajtën unanimisht “Belmondo jugosllav”.

“— Duhet të jetë sepse ne ndodhemi në Francë, thotë ai. Belmondo është marrë me boks dhe unë gjithashtu. Këtë e dëshmon hunda e tij dhe e imja.”

Bekim Fehmiu është një nga tetë fëmijët e një familje shqiptare, shumë e bashkuar, dhe asnjëherë nuk është marrë me ndonjë punë tjetër përveç komedisë.

“— Kur mbusha 16 vjeç, thotë ai, pashë një film në anglisht. Ishte ky moment kur unë vendosa të bëhem aktor. Pas shkollës së mesme, shkova në Akademinë e Arteve, por më duhej të prisja një vit për të hyrë aty : Unë flisja vetëm shqip dhe frëngjisht dhe në akademi, tekstet thuheshin (lexoheshin) në serbisht.”

Ai dëshiron të ketë dymbëdhjetë fëmijë

Ai ka luajtur gjithçka, duke qenë në të njëjtën kohë pjesë e dy trupave të vendit të tij, të Teatrit Kombëtar që ngjason me Komedinë-Franceze, dhe të një teatri avangard. Ndër autorët (personazhet) e shumtë që ka interpretuar bëjnë pjesë: Eskili, Sofokliu, Shekspiri, Molieri, Racine, Sartrë, Vojnesko, Pinteri dhe Dostojevski.

Padyshim, dhe kjo e bën atë të qeshë shumë, ai u zgjodh çdo vit aktori më i mirë i ri në Jugosllavi, vend të cilin e përfaqësoi në Teatrin e Kombeve në Sarah-Bernhardt në 1964.

Problemi i tij i vetëm, aktualisht : ai ka vendosur të ketë dymbëdhjetë fëmijë. Gruaja e tij preferon të ndalet tek i gjashti. / J.W. / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/paris-presse-1970-emri-i-djalit-krahasimi-me-belmondon-gruaja-dhe-e-dashura-e-tij-numri-i-femijeve-qe-deshiron-intervista-ekskluzive-me-bekim-fehmiun/

Më Shumë

446 gjoba të shqiptuara për mosrespektim të masave anti-Covid gjatë 24 orëve të fundit

Tash kur numri i viktimave dhe rasteve pozitive me COVID-19 ka rënë dukshëm në krahasim me shifrat e para disa javëshe, po vazhdojnë të...

Raporti i ngecjes së BE-së

Blerim Shala Raporti vjetor i vendeve i Komisionit Evropian, i bërë publik këtë të martë, (me 19 tetor), është Dokumenti kryesor i Brukselit me të...

Dhjetë letrat më të famshme të dashurisë

Kryeveprat më të mëdha letrare , në të shpeshtën e rasteve rrëfejnë edhe një histori dashurie. Mirëpo, po aq të lexueshme janë edhe letrat...

SBASHK: Ngritja e çmimeve po shton pakënaqësitë, Qeveria të veprojë

Anëtarësia e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës e Kosovës ka reaguar ndaj ngritjes së çmimeve duke kërkuar nga qeveria që të...

Stuhi e fuqishme në Francë, rreth 250 mijë shtëpi pa rrymë

Një stuhi e fuqishme i ka përfshirë kryesisht pjesët veriore dhe lindore të Francës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale. Përpos rreth 250 000 shtëpive...

Masat e reja antiCOVID që pritet të miratohen nga Qeveria

Ushtruesja e detyrës së ministrit të Shëndetësisë, Dafina Gexha-Bunjaku, ka bërë të ditur gjatë të premtes se masat antiCOVID janë duke u shqyrtuar. Gexha-Bunjaku ka...

Avdyli: Prizreni s’ka kohë t’i kthehet pushteteve korruptive

Deputeti i Listës Guxo, Haxhi Avdyli, i cili bën pjesë në grupin parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se kandidati i kësaj partie për...

“Koha është tani”; Ronaldo jep kushtrimin pas turpërimit 5-0 ndaj Liverpoo

Cristiano Ronaldo thotë se tifozët e Manchester United meritojnë më shumë, pasi u turpëruan 5-0 në shtëpi nga Liverpool, të dielën. “Djajtë e Kuq” pësuan...

Të gjitha masat e reja kundër përhapjes së COVID-19

Qeveria e Kosovës dje ka mbajtur mbledhje elektronike me ç’rast janë miratuar masat e reja kundër Covid-19, shkruan Gazeta Express. Sipas njoftimit të Qeverisë, maska do...

Dënohet me vdekje infermieri i cili vrau 4 pacientë duke i injektuar ajër në vena

Një infermier në Texas, SHBA është shpallur sot fajtor për vrasjen e katër pacientëve që humbën jetën pasi u injektoi ajër pas operacioneve në...

Protestojnë punëtorët e Lotarisë së Kosovës

Lotaria e Kosovës ka paralajmëruar protestë për sot në orën 11:00, në shenjë pakënaqësie për mos plotësimin e kërkesave. Protesta mbahet para ndërtesës së Qeverisë...

SBAShK-u i kërkon ministres Nagavci normalizimin e procesit mësimor

Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar me ministren Arbërie Nagavci për t’i përcjellë asaj kërkesën e shumë mësimdhënësve nga e tërë Kosova, që pas situatës...

Ibrahimovic bëhet golashënuesi i katërt më i vjetër në histori të Serie A

Zlatan Ibrahimovic është lojtari i katërt më i vjetër që ka gjetur rrjetën në Serie A, pasi sulmuesi i Milanit shënoi kundër Bolognas në...

Dy persona theren me thikë në Prizren

Dy persona janë therur me thikë në Prizren.Në rastin e parë viktima ka pranuar tretman mjekësor, pasi që dyshohet se është therur me thikë...

Nga nesër mbyllet segmenti i rrugës Brezovicë – Qendra e Skijimit

Rruga Brezovicë- Qendra e Skijimit do të jetë e mbyllur nga e mërkura deri të shtunën më 23 tetor. Arsyeja është fillimi i asfaltimit të...

Arrestohen tre persona në Mamushë, policia u gjeti marihuanë dhe armë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në Mamushë, pasi që të njëjtit kishin kërkuar nga një person tjetër të blejë substancë narkotike nga...

Lajmet e Fundit