10.8 C
Prizren
E shtunë, 1 Prill, 2023

Ministria e Arsimit reagon ashpër ndaj rastit në shkollën e Prizrenit

Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT), reagon ashpër ndaj rastit, i cili është paraqitur në media, ku shihet një person i rritur (që besohet të jetë mësimdhënës), dhe disa fëmijë në një shkollë në Prizren, me flamurin e shtetit turk dhe duke bërë përshëndetje ushtarake, transmeton Ekonomia Online.

Shkollat nuk janë hapësira për aplikimin e asnjë lloj ideologjie dhe abuzimi në këtë formë me fëmijët është në kundërshtim me konventat ndërkombëtare dhe me ligjet e aplikueshme në Kosovë.

Prandaj, MAShT gjatë ditës së sotme do të dërgojë inspektorët e arsimit në shkollën në fjalë për të marrë informacione zyrtare rreth këtij rasti, në mënyrë që të kenë informata të sakta për ta adresuar këtë rast dhe për të marrë masa ndaj përgjegjësve.

MAShT fton mësimdhënësit, nxënësit, prindërit dhe gjithë komunitetin, që të reagojnë dhe ta paraqesin çdo rast të abuzimit me fëmijët, sepse vetëm në këtë mënyrë do të mund të mbrojmë fëmijët tanë nga çdo lloj rreziku që iu kanoset.

Më Shumë

Trepça triumfon ndaj kampionit

Trepça ka shënuar fitore në Therandë ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 85:91 (27:19, 28:26, 14:23, 16:23), në xhiron e 27-të të Prince Caffe...

Arrestohet tiranasi, hakoi llogaritë e disa kosovarëve në Facebook e përfitoi mbi 100 mijë euro

Policia e Shqipërisë ka bërë të ditur se ka arrestuar një 28-vjeçar nga Tirana nën dyshimin se kishte hakuar llogaritë e Facebookut të disa...

Vjedhje në Rahovec

Enigmë

Lajmet e Fundit