6.5 C
Prizren
E martë, 10 Shkurt, 2026

IPK dorëzon kallëzim penal ndaj policit që rrahu të arrestuarin në stacionin e policisë në Prizren

Një video e cila ka qarkulluar në media gjatë së enjtes, shihet një polic duke vepruar dhunshëm ndaj një personi të arrestuar.

Rasti ka ndodhur me datën 17.01.2021, në stacionin e policisë së trafikut në Prizren.

Lidhur me këtë, Inspektorati Policor (IPK) ka thënë për Telegrafin se ka pranuar ankesë nga një qytetar i cili ankohej për tejkalim të autorizimeve policore gjatë përdorimit të forcës nga zyrtarë policorë në Prizren.

“Rasti është regjistruar në IPK dhe hetuesit janë angazhuar duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Tutje Inspektorati Policor thekson se pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë dorëzuar kallëzim penal ndaj një zyrtari policor.

“IPK ka dorëzuar kallëzim penal pasi zyrtari policor dyshohet se kanë kryer veprën penale “keqtrajtim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare” si dhe në interes të hetimit është dhënë rekomandimi për suspendim  nga detyra”, ka thënë IPK për Telegrafin.

Më Shumë

Totaj merr pjesë në “Morning Prayer Breakfast” në Washington DC

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka marrë pjesë në ceremoninë tradicionale “Morning Prayer Breakfast”, e cila është mbajtur në Washington DC, duke...

Sot, protestohet kundër rritjes së çmimit të energjisë

Dy organizata të shoqërisë civile, Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kanë paralajmëruar për sot protestë kundër rritjes së mundshme të...

Lajmet e Fundit