15.8 C
Prizren
E hënë, 25 Shtator, 2023

IS-i ekzekuton mbi 200 veta në Siri

Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut ka bërë të ditur se militantët e Shtetit Islamik (IS) kanë ekzekutuar së paku 217 njerëz në dhe përreth qytetit Palmira të Sirisë, prejse kanë marrë kontrollin e tij, dhjetë ditë më parë.

Grupi, me seli në Londër, ka thënë se ka vërtetuar ekzekutimin e 67 civilëve, përfshirë 14 fëmijë dhe 12 gra.

Burimi i njëjtë ka thënë se janë vrarë edhe 150 pjesëtarë të forcave të sigurisë të Sirisë në pjesë të ndryshme të provincës Homs, transmeton Rel.

Në total, së paku 220,000 njerëz janë vrarë në luftën e Sirisë prejse ka nisur në mars të vitit 2011.

Rama me Zelenskyn nënshkruajnë deklaratë për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka nënshkruar deklaratë të përbashkët me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, për mbështetjen e pakushtëzuar të Ukrainës. Kjo deklaratë është...

Sot ditë zie shtetërore në nderim të policit të vrarë, Afrim Bunjaku

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës së Kosovës, ka marrë vendim që dita e hënë, 25 shtator 2023, të shpallet ditë...

Lajmet e Fundit