4 C
Prizren
E martë, 11 Shkurt, 2025

Ish-myftiu: Ka persona VIP që kanë shpenzuar 200 mijë euro për një varr

Ylli Gurra, ish-Myftiu i Tiranës, ka folur në emisionin “Goodmorning Albanians”, në lidhje me shpenzimet e larta që bëjnë shqiptarët për një ceremoni varrimi.

Gurra në fjalën e tij tha se ka persona VIP që kanë shpenzuar dhe 200 mijë euro për një varr për familjarët e tyre.

Ai shtoi gjithashtu se personat që harxhojnë shuma të mëdha për ndërtimin e një varri me mermer të ardhur nga jashtë, zënë dhe një hapësirë të konsiderueshme në varraze, duke detyruar të tjerët të varrosen 2-3 persona së bashku.

“Anarkia e 30-viteve ka shoqëruar edhe të vdekurit, jo për fajin e tyre por për fajin tonë. Unë herë pas here shkoj edhe në Sharrë edhe në Tufinë, kemi shpenzime tejet çdo limiti. Ka shpenzime 100 mijë euro një varr. Unë kam dhe emra që nuk është vendi për t’i përmendur, 200 mijë euro shpenzime. Janë deri diku persona VIP, por ka dhe njerëz normal me 30-50 mijë euro një varr.

Më Shumë

Ambasada e Turqisë reagon pas arrestimit të Fikrim Damkës, kërkon unitet dhe maturi

Ambasada e Turqisë në Kosovë ka reaguar lidhur me rastin e arrestimit të kryetarit të KDTP-së, Fikrim Damka. Kjo ambasadë ka theksuar se me keqardhje...

65 vite më parë mbyllte sytë Kamy’, që përjetoi pavdekësinë kur ishte ende gjallë

Më 4 janar 1960, Alber Kamy’ (Albert Camus) u nda nga jeta, në moshën 46-vjeçare, në një aksident tragjik automobilistik pranë fshatit francez, Villeblevin. Ai...

5-shja e Bashkimit

Lajmet e Fundit