13.5 C
Prizren
E shtunë, 8 Maj, 2021

Ja kujt mund t’i konfiskohet pasuria me ligjin e ri

Qeveria e ka miratuar sot koncept-dokumentin për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme.Yll Zekaj, që është hulumtues në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), ka thënë se nëse bëhet një ligj i tillë do ta ndryshojë krejtësisht konceptin e konfiskimit të pasurisë në Kosovë.

“Sot Qeveria e Kosovës miratoi koncept dokumentin e dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë me të cilin tentohet që të bëhet një ligj me të cilin do të konfiskohet pasuria e pajustifikueshme. Në bazë të analizave të këtij koncept dokumenti shihet se do të ndryshojë në tërësi koncepti i konfiskimit të pasurisë në Kosovë duke kaluar nga ai penal në konfiskimin e pasurisë të natyrës civile. Për herë të parë në Kosovë do ta kemi mundësinë e konfiskimit të pasurisë pa u shpallur një person fajtor dhe pa pasë një aktgjykim të plotfuqishëm përmes një procedure civile e cila siç u shpjegua sot do të zbatohet përmes një agjencioni të pavarur që do të mandatohet për zbatimin e këtij ligji”.

Zekaj, në Info Magazine ka thënë se shpreson që Ministria e Drejtësisë për këtë ligj është konsultuar me Ambasadën Amerikane dhe Zyrën e BE-së të cilat kanë investuar shumë për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Koncept dokumenti është fazë e hershme e hartimit të legjilsacionit që e përcakton vetëm qëllimin për të rregulluar një gjendje. Ne deri më tani nuk e dimë nëse Ministria e Drejtësisë, përkatësisht Qeveria e Kosovës, për përgatitjen e këtij koncept dokumenti është konsultuar dhe ka bashkëpunuar me partnerët tanë ndërkombëtarë që janë Zyra e BE-së dhe Ambasada Amerikane të cilat kanë investuar një kohë të gjatë profesionalizëm dhe më shumë mjete për të avancuar sundimin e ligjit në Kosovë. Shpresoj që së shpejti Ministria e Drejtësisë do të formojë grupet punuese ku ata gjithsesi duhet të jenë pjesë me qëllim që ky ligj të sigurojë që të respektohen të drejtat dhe liritë e qytetarëve fillimisht”.

“Për IKD-në çdo iniciativë që ka për qëllim luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, që do të rezultonte me konfiskimin e pasurisë, është i mirëseardhur dhe i mirëpritur. Kemi pasë edhe më herët një ligj me kompetenca të zgjeruara për konfiskimin e pasurisë i cili ka lejuar që nëse një person shpallet fajtor me aktgjykim të plotfuqishëm jo vetëm të konfiskohet pasuria e fituar nga ajo vepër penale, por edhe të kthehet dhe t’i hetohet pasuria edhe për 10 vjetët e mëhershme. Qeveria e Kosovës duhet të sigurojë përkrahje ndërkombëtare, të jetë në përputhje me konventat evropiane dhe gjithashtu të mos cenojë rendin juridik dhe kushtetues të vendit”.

Por, cila është shuma e parave që mund të konsiderohet pasuri që nuk mund të justifikohet?

“Me këtë koncept dokument merren modele të shteteve të ndryshme. Lartësia e vlerës së pasurisë së pajustifikueshme merret kryesisht nga sistemi irlandez e cila është saktë e përcaktuar ‘se çdo pasuri e fituar që nuk mund të justifikohet dhe është më e lartë se 5000 funta konfiskohet’. Problemi nuk qëndron te ligji, por te personat që e bëjnë zbatimin e ligjit.

Nga monitorimi sistematik që i bëjmë sistemit të drejtësisë kemi parë plot raste kur edhe pse është vërtetuar vepra penale, prokurorët nuk kanë bërë kërkesë për konfiskimin e pasurisë’.

Zekaj nga IKD ka deklaruar se Vettingu dhe Ligji për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme – të dyja premtime të Qeverisë Kurti 1 dhe 2 – e përjashtojnë njëra-tjetrën.

“Kur kemi një proces të Vettingut dhe një ligj për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme mendimi jonë është që e përjashtojnë njëra-tjetrën.

Qeveria me të drejtë nuk po beson në sistemin gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, sepse kemi të bëjmë me mungesë të integritetit dhe profesionalizmit, atëherë si mund një ligj i tillë të kalojë në duart e këtyre personave të cilët kanë integritet të kontestuar?”.

Më Shumë

Shuhet aktori i njohur, Guljelm Radoja

Një ditë pasi u transferua në gjendje të rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ndërron jetë aktori i njohur. Guljelm Radoja, i cili ishte infektuar me...

Prizren, arrestohen katër persona për posedim të narkotikëve

Policia e Kosovës ka arrestuar katër persona të dyshuar për posedim të substancave narkotike, raporton PrizrenPress Arrestimet kanë ndodhur në Prizren, gjatë ditës së shtunë. Njoftimi...

Dhunohet seksualisht një grua shtatzënë në Prizren

Një grua dyshohet se është dhunuar seksualisht në një motel në fshatin Reqan të Prizrenit. Burime të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë Themelore në Prizren bëjnë...

Zafir Berisha e kujton “Drinin”: Vrasja e tij ishte humbje për Prizrenin

Ish-komandanti i UÇK-së, Zafir Berisha, ka kujtuar bashkëluftëtarin, Ekrem Rexha -‘Drini’, në 21 vjetorin e vrasjes. Sipas tij, vrasje e “Drinit” nuk ishte humbje vetëm...

Kremtohen sot Pashkët Ortodokse, besimtarët rikthehen në Kisha

Besimtarët ortodoksë në mbarë vendin kremtojnë sot ngjalljen e Krishtit në meshën e pashkëve, dita më e rëndësishme në kalendarin festiv të krishterë. Të...

Qyteti i Prizrenit me rrjet elektrik nëntokësor në vlerë 600 mijë eurove

KEDS është duke realizuar një projekt madhor në qendrën historike të qytetit të Prizrenit. Atje, komplet rrjeti elektrik, po vendoset nën tokë. Kjo është...

Posta e Kosovë vë në qarkullim pullat e reja postare: Shtazët e egra të rrezikuara vendore

Posta e Kosovës, sot me rastin e shënimit të Ditës së Evropës, më 07.05.2021, vë në qarkullim postar emisionin e pullave postare “Evropa 2021-Shtazët...

Aksident në fshatin Lubizhdë të Prizrenit, ka të lënduar

Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatn Lubizhdë të Prizrenit. Në këtë aksident janë përfshirë tri automjete, ku janë lënduar tre persona, raporton PrizrenPress Sipas Policisë...

Rrëfime, si u masakruan fshatrat kufitare të Kukësit nga serbët

Është një nga ato raste, gjurmët e së cilës nuk i ka fshirë as koha. Gjithë katundet e krahinës e Lumës ishin nën pushtim nga...

Vdiq këngëtari i njohur në moshën 51 vjeçare

Ray Reyes, i njohur më shumë si anëtar i grupit Menudo, ka vdekur fatkeqësisht në moshën 51 vjeçare. Vdekja e tij u njoftua gjatë fundjavës...

Katër të vdekur nga koronavirusi në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private...

Oktoberfest nuk ka as këtë vit

Autoritetet në Gjermani kanë anuluar festivalin e birrës Oktoberfest në Mynih për shkak të përhapjes së Covid në vend dhe rrezikut për shtimin e...

Kërcënohet Beni Kizolli

Dje rreth orës 13:07 është kërcënuar drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Prizren, Beni Kizolli. Burimet e Sinjalit tregojnë se i njëjti, është kërcënuar...

Surprizon Ardit Gjebrea, ja këngëtarja e famshme që do të prezantojë ‘Këngën Magjike’

Producenti dhe prezantuesi i njohur , Ardit Gjebrea na ka surpizuar teksa ka zbuluar emrin e prezantueses që do e shoqërojë në “Këngën Magjike”....

Tre të vdekur e 158 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit kanë vdekur tre persona si pasojë e COVID-19, ndërkohë...

Dy të vdekur dhe 10 raste të reja me COVID-19 në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private...

Lajmet e Fundit