29.7 C
Prizren
E hënë, 30 Qershor, 2025

“Jam i fiksuar pas saj”, prezantuesi britanik Jeremy Clarkson tregon se është fans i madh i Dua Lipës

Prezantuesi Jeremy Clarkson, 62 vjeçar, ka pranuar se është një fans i madh i yllit të muzikës pop, Dua Lipa, 26 vjeçare.

Kjo erdhi pasi këngëtarja e “Don’t Start Now” ishte temë në kuizin “Who Wants To Be a Millionaire”.

Gjatë këtij episodi, konkurrentja Maria King u ngjit në karrige për të provuar fatin e saj për një shumë të madhe parash.

Foto: Getty Images

Dhe pyetja e parë që u bë nga Jeremy ishte, ‘Me kë e ka në bashkëpunim Dua Lipa mega-hitin Cold Heart?.

Ndërsa po përgjigjej, konkurrentja zgjodhi ndihmën e publikut dhe i kërkoi ndihmën audiencës për përgjigjen, për të cilën 95 për qind e tyre votuan për përgjigjen me Elton John.

Jeremy, nga ana tjetër, tha gjithashtu se e dinte përgjigjen e pyetjes.

Foto: Getty Images

Ai tha: “E dija këtë, nuk e di se si e dija. Mendoj se jam i fiksuar pas Dua Lipës”.

Dua nga ana tjetër po vazhdon me koncerte në kuadër të turneut “Future Nostalgia”.

Foto: YouTube

Këtë kohë ka qenë duke performuar në Argjentinë, në Buneos Aires, ku kishte mbajtur një koncert fillimisht në vitin 2017.

Ylli nga Kosova u shpreh e lumtur pasi pesë vjet më parë ishin vetëm 1500 njerëz kurse në këtë event të sivjetshëm për dy netë mblodhi mbi 100 mijë njerëz. /Telegrafi/

Më Shumë

Lauren Sanchez tani Lauren Sanchez Bezos

Një fillim i ri, një kapitull i ri... dhe një emër i ri. Pas një ceremonie magjike në Venecia, Lauren ndau pamjen e saj të...

UP-ja hap konkursin për pranimin e studentëve në vitin akademik 2025/2026

Universiteti i Prishtinës ka shpallur konkursin zyrtar për pranimin e studentëve të rinj në vitin e parë të studimeve baçelor dhe master për vitin...

Lajmet e Fundit