18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Jashari drejt ekstradimit

DianaKastrati-e ndjeraEkstradimi nga Spanja i të dyshuarit A.Jashari, I cili sipas Prokurorisë mbart mbi vete akuzën për vrasjen e Diana Kastratit, së shpejti do të realizohet.

Aktualisht Prokuroria Themelore në Prishtinë ndodhet në pritje të ekstradimit të tij. Konfirmimi vjen nga kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinë, Imer Beka, i cili shuan dyshimet dhe dilemat që u ngritën në lidhje me ekstradimin e A.Jasharit, menjëherë pas arrestimit të tij.

Vënia në pranga e Jasharit nga Interpoli në Spanjë hodhi një sërë dyshimesh mbi ekstradimin e tij, duke qenë se shteti spanjoll ende nuk e ka njohur Kosovën. Edhe pse Ministria e Drejtësisë konfirmoi se kanë nisur procedurat për ekstradimin e të dyshuarit, sërish mbi procedurën e ekstradimit u hodh mjegull.

I dyshuari për vrasjen e Diana Kastratit njëherësh edhe ish bashkëshorti i saj, Adnan Jashari, u arrestua më 7 qershor të këtij viti.

Babai i Dianës, Gëzim Kastrati, shprehet se ende nuk ka ndonjë informacion të saktë, por nga Ministria e Drejtësisë ka arritur të mësojë se ekstradimi mund të bëhet brenda 40 ditëve.

“Jam interesuar në Ministrinë e Drejtësisë dhe zyrtarët atje më kanë thënë se afati për ekstradim është 40 ditë. E di që të gjitha procedurat ligjore janë ndjekur nga Ministria e Drejtësisë”, ka thënë Kastrati për Kosova sot.

Çështja që ka protagonist A.Jasharin ndodhet në dorë të prokurores Ferdane Sulejmani, e cila sipas kryeprokurorit të Prokurorisë themelore të Prishtinës, i ka kryer të gjitha procedurat ligjore.

“I kemi kryer të gjitha procedurat dhe jemi në pritje. Meqë është një vepër e rëndë penale, shpresat për ekstradim janë të mëdha, pasi jo vetëm Spanja, por asnjë shtet nuk është i interesuar për të mbajtur një të dyshuar për një krim të rëndë”, ka deklaruar shefi i Prokurorisë Themelore, Imer Beka.

Sipas tij, kjo çështje është me prioritet për organin e akuzës dhe si e tillë do t’i shkohet deri në fund.

Më Shumë

Dënohet me burgim me kusht drejtori i shkollës në Suharekë që përjashtoi arsimtaren me shami

Liman Bytyçi, ish-drejtor i shkollës fillore të mesme të ulët “Flamuri i Arbërit” në Reshtan të Suharekës, është dënuar nga Gjykata Themelore në Prizren...

Prizren, e gjen një kuletë me para dhe ia kthen pronarit

Një qytetar nga Komuna e Prizrenit, me inicialet XH.V., ka dhënë një shembull të shkëlqyer të ndershmërisë, duke dorëzuar një kuletë të gjetur në...

Lajmet e Fundit