19.3 C
Prizren
E diel, 6 Korrik, 2025

Jep dorëheqje Mihael Bolander, gjykatës në Speciale

Gjykatësi i Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Mihael Bolander, sot ka dhënë dorëheqje.

Dhomat e Specializuara njoftojnë se gjyqtari Bolander, i dorëzoi kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, dorëheqjen e tij si gjykatës në Regjistrin e Gjykatësve Ndërkombëtarë të Dhomave të Specializuara të Kosovës (DHSK).

Dhomat e Specializuara deklarojnë se gjykatësi Bolander, dha dorëheqje për arsye personale, deh si i njëjti, sic citohet në njoftim, deklaroi se ndihej i nderuar që kishte shërbyer si gjykatës në këtë institucion të drejtësisë.

Nga ana e saj, në njoftimin zyrtar shkruan se kryetarja e Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, shprehu mirënjohjen e saj të sinqertë për kontributin e gjykatësit Bolander në mandatin e tij, përfshirë edhe, së fundi, si anëtar i panelit të parë të Gjykatës Supreme.rtklive

Më Shumë

Rahovec–Xërxë: Fillon ndërtimi i ishullit ndarës dhe zgjerimi i rrugës në katër korsi

Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e ishullit ndarës në rrugën Rahovec–Xërxë, në kuadër të projektit për zgjerimin e rrugës në katër korsi përgjatë...

50 vjet karrierë Menan Kiseri

Një nga grupet më të famshme të kohës së artë të rokut shqiptar, Menkis, po kremton sonte dekadën e pestë të daljes së parë...

Lajmet e Fundit