3.8 C
Prizren
E premte, 26 Prill, 2024

Jeta dhe vdekja tragjike e sportistit që refuzoi vaksinën

Ishte një nga ato mbrëmjet e rralla, thuajse magjike të verës.

Ngrohtë tamam që të ulesh jashtë me një bluze me të shkurtra, duke dëgjuar cicërima; ngrohtë tamam për të qëndruar deri vonë, duke shijuar një vakt; ngrohtë tamam sa të mos dallosh natën tek bie, vizituesin që erdhi në festë pa lajmëruar.

Data ishte 11 qershor 2021. Janny McCan ishte ulur me vëllaun e saj binjak, John Eyers, në oborrin e shtëpisë së saj në veri të Londrës. Së bashku me ta ishin edhe pjesa tjetër e familjes, prindërit Lyn dhe Derek, poashtu edhe burri dhe fëmijët e Jenny-t. Ata po festonin ditëlindjen e dhjetë të djalit të saj.

Mbledhja e fundit familjare me John-in

John dhe prindërit e tij duhet të udhëtonin nga Southporti i Merseyside, për të festuar.

Jenny gatoi ushqim Lebanez, të rriturit po e shijonin verën dhe fëmijët tortën e ditëlindjes.

“Jeta ishte shumë e bukur”,  tha Jenny.

Ajo nuk e kujton shumë mirë se si debati për vaksinën anti-Covid filloi, por disa detaje arriti t’i japë.

“John filloi të thontë gjëra shumë të çmendura që nuk kishin asnjë kuptim”, u shpreh ajo, “se si njerëzit po vaksinoheshin për McDonald gratis dhe se në vaksinë kishte formaldehid”.

Familja e tij e kundërshtoi, duke nxjerrur telefonat që t’ia faktonin atij rëndësinë që ka ajo për shëndetin, por mendja e John tashmë kishte vendosur se çfarë të mendojë.

“Nuk do të bëhem kukull eksperimentale”, tha ai.

Eventualisht ai vendosi që me një shaka të ndryshojë temën, dhe kjo ishte mënyra e tij për të shuar tension.

“Ai do të bënte shaka për gjithçka”, u shpreh Jenny.

Motra e John, Jenny.

Duke lënë anash debatin, ishte një natë e bukur se bashku. “John ishte në një formë shumë të mirë, qesharake disi”, u shpreh ajo.

Ata shkuan për darkë në një restaurant turk dhe natën e vazhduan duke luajtur pikado në kopsht. John goditi në mes me sytë mbyllur dhe foli për atë gjithë ditën.

Kishte edhe një moment tjetër të vështirë, dhe kjo ndodhi kur ata shkuan te një qendër mjekësorë dhe John refuzoi të vendoste maskën. Binjakët, John dhe Jenny kishin një përleshje të vogël te recepsioni.

“John, vendose maskën”, tha Jenny.

“Nuk je nëna ime – mos më trego çfarë duhet të bëj”, ia ktheu ai.

Me shaka e kaluan sërish, e më pas shkuan të bënin not dhe të luanin tenis duke harruar çfarë ndodhi.

Një fundjavë perfekte, mund të thuhet. Binjakët duke e shijuar prezencën e njëri-tjetrit pas ndarjes me ‘forcë’ që bënte pandemia.

Në ato momente, asnjëri nuk e dinte se ajo do ishte hera e fundit që do kalonin kohë së bashku.

John dhe Jenny lindën në Southport në vitin 1978. Si fëmijë, ata ishin diametralisht të kundërt, Jenny ishte e urtë, John ishte i pabindur, shumë i mirë në sporte, por i painteresuar për shkollën.

Përkundër diferencave, ata kishin një lidhje të pandashme. “Kur ishim shumë të rinj, ishim hija e njëri-tjetrit”, shprehet binjakja.

Në rini, ajo e dinte gjithmonë kur vëllau i saj gënjente – si koha kur ai i tha nënës se kishte vrarë krahun pasi u pengua nga një ‘shtrigë’ në natën e Halloween.

Në të vërtetë, ai ishte godituar nga një kamion teksa i jepte bicikletës, por gënjeu në mënyrë që nëna të mos brengosej.

Jenny u largua nga shtëpia kur ishte 18-vjeç në mënyrë që të filloj me universitetin, duke lënë vëllaun e saj prapa.

Ai punoi në biznesin e tapetave me prindërit për pak kohë, por nuk i pëlqeu.

Më pas ai iu bashkua klubit të kërcimit erotik në Chippendales, duke performuar në mbarë Evropën.

“Ai kishte vath në pjesë që ti nuk ke dëshirë ta dish se vëllau yt ka”, tha Jenny e irrituar.

Gjatë kësaj kohe, ai u bë baba i Macey, që tani është 19 vjeç. Marrëdhenia më nënën e fëmijës nuk eci si duhet, por kjo nuk e ndryshoi faktin se John ishte një baba shumë i dashur dhe i përkushtuar.

Kur ditët e tij të striptizmit përfunduan, ai u rikthye në Southport për të punuar si specialist i produkteve në industrinë e kubëzimit. Ai punoi që të mbante ‘dritat ndezur’, por sporti ishte gjëja e tij. John gjithmonë ka qenë një atlet i lindur.

“Ai bëntë diçka dhe pastaj bëhej i varur”, u shpreh motra.

Gjatë ditëve të adoleshencës, ai ishte kampion i kërcimit me shkop dhe lojtar i Hockey-t.

Kur ishte rritur, kaloi nëpër disa faza të ndryshme. Fillimisht ishte pjesë e sporteve të ndryshme, pastaj kompeticioneve të bodybuilding, e pastaj edhe alpinizëm.

John Eyers në një nga ecjet e tij të shpeshta në mal

Ai ishte punonjës i përhershëm në një palestër lokale, ku edhe takoi edhe shokun e tij më të mirë, Jonathan Cohen, një topograf i autorizuar.

“Ai më shihte në palestër me një set peshash dhe pastaj ishte një progres natyral nga aty”, tha Jonathan, “papritur, ne kalonim çdo fundjavë së bashku”.

Dedikimi i John për palestrën ishte diçka e madhe, shoku i tij thotë që ai me të vërtetë e shtynte trupin e tij deri në limite. John ishte në palestër në gjashtë të mëngjesit.

Gjatë kohës kur po kalonte pushimet në Marbella të Spanjës në Maj të vitit 2016 John vazhdimisht ndalej nga të tjerët në plazh, dhe i kërkohej programi i tij stërvitor.

Jonathan preu John-in nga foto e pushimeve, dhe duke qeshur u shpreh “Nuk do ta kem asnjë foto duke qëndruar afër tij me atë trup.  Jo, jo.”

John dhe Jonathan Cohen, shoku i tij, gjatë pushimeve në Marbella, Spanjë

“Ishte një flutur sociale”, u shpreh motra e tij, “ai pëlqente që të ishte jasht, duke punuar pak, duke qenë karizmatik e njëkohësisht e kalonte kohën duke qeshur dhe duke bërë shaka. Ai ishte një ngacumes i keq – të ofendonte, por në një mënyrë qesharake që nuk mund t’i përmbahesh së qeshurës”.

Nga e dashura e tij e parë, kur ishte vetëm 10 vjeç, John ishte monogamist social, pronë e gjesteve të çuditshme; njëherë ai i propozoi të dashurës së tij në një mbledhje festive i veshur si Santa.

“Ishte një romantik i vjetër”, tha Jenny, “ai me gjithë mend e dëshironte ta arrinte ‘pastaj jetuan të lumtur përgjithmonë’”.

Mirëpo, ajo lidhje nuk funksionoi dhe John nuk u martua asnjëherë.

Nga muaji janar e tutje, John kishte probleme me shëndetin mendor. Masat e COVID kishin ndikim negativ te ai. Ai e urrente faktin që nuk kishte mundësi të shkonte në palestër, të bënte alpinizëm, të shihte shokët.

Ai ishte duke jetuar i vetmuar pasi ishte ndarë me njërën nga të dashurat e tij gjatë Krishtlindjeve. John ndihej i vetmuar dhe llogaristë në motrën e tij.

John në një nga aktivitetet e Bodybuilding

Ajo u shpreh se “ishte shumë e shqetësuar për të vëllain”.

“Nuk po kalonte në një moment të mirë, duhej ta merrja çdo ditë në telefon dhe të sigurohesha që është mirë.

“Ai ka humbur shumë peshë”, tha Jenny e tmerruar kur pa të vëllain në funeralin e gjyshes së tyre që kishte ndërruar jetë në muajin mars.

Jonathan beson se kjo ishte edhe ajo që ia ngjalli dyshimet mbi të gjithë çështjen e COVID-19.

“John ishte i frustruar nga mënyra se si nuk mund të shkonte dhe të vazhdonte jetën normalisht”, u shpreh Jonathan.

“Nuk e dëshironte edhe një mbyllje tjetër, ose të ishte në një situatë ku nuk mund të takohej me njerëz të tjerë”.

John nuk e mohonte ekzistencën e virusit, por ai mendonte që është rritur shumë çështja e saj nga autoritetet. Askush që e njihte ai në Southport nuk ishte infektuar nga virusi. Nëse ai e merrte virusin, ai do të ishte mirë.

“Kishte arritur në atë pikë që refuzonte të vendoste maskën”, u shpreh Jenny.

Shumë nga njerëzit e afërt në jetë tentuan të debatonin me të dhe t’ia ndërronin mendjen por nuk ia arritën.

Për një arsye apo tjetrën ai asnjëherë nuk dëgjonte gjërat që komunikonte qeveria dhe shpesh lexonte teori konspirative nga interneti.

“John, pse po lexon këso llojë mbeturinash”, e pyeti shoku i tij.

Ai ishte fans i Tony Robbins, i cili me fjalimet e tij motivuese ka arritur një pasuri prej 500 milionë dollarësh, një ishull privat në Fiji dhe fansa të famshëm si Serena Williams dhe Hugh Jackman. Robbin, edhe pse nuk ka komentuar shumë mbi vaksinën, shpesh herë ka nënvlerësuar fuqinë e COVID-it duke thënë që masat e ndërmarra janë të ekzagjeruara.

Tonny Robins, spiker motivacional

Gjatë shtatorit të vitit 2020, Robbins postoi një link të një artikulli që me një fjalë nënvlersonte të gjitha masat mbyllëse, duke thënë së “ato nuk kanë ndaluar asgjë, nuk kanë shpëtuar asnjë prej atyre që kanë ndërruar jetë”.

Në shtator të vitit 2021, ai u paraqit në Florida dukë bërë shaka me masat anti-Covid në Australi.

“John më tha që nuk duhet të jetojmë me frikë për COVID-in”, tha Jenny, “nëse ti je i ri dhe mirë me shëndet, nuk do të bëj asgjë”.

Në këtë parashikim, John nuk ishte krejtësisht gabim. Ai kishte shumë pak mundësi që të ishte viktimë e virusit si një 42-vjeçar i super përgatitur fizikisht dhe që nuk kishte asnjë sëmundje anësore.

Vetëm një nga 1 mijë e 500 persona 40-vjeçar pa sëmundje anësore, ishin fatalitet nga virusi.

Mirëpo, ai nuk e llogariti mirë rëndësinë e vaksinës.

Sipas të dhënave, një njeri i pavaksinuar që infektohet me COVID ka 32 herë më shumë mundësi të vdesë se sa një i vaksinuar. Derisa vaksinimi bartë me vete rrezik të efekteve anësore, rreziku është shumë më i vogël sesa të jesh i pavaksinuar gjatë pandemisë.

Nga 46.3 milionë njerëz të vaksinuar në Britani të Madhe, 77 kanë vdekur nga probleme me gjakun që besohen të jenë shkaktuar nga vaksina.

“Ka një asimetri të madhe me rrezikun”, shprehet Dr. Tom Stafford, një mësues i psikologjisë në Universitetin e Sheffield.

“Nëse i ikën gjërave me mundësi të vogla, nuk e di sa të rrezikshme janë derisa të jetë vonë”.

Stafford e përdor shembullin e të voziturit pa rripin e sigurimit të lidhur; shumicën e kohës do të jesh mirë, mirëpo në atë moment që përfshihesh në aksident, gjërat mund të eskalojnë shumë shpejt.

“E njëjta është me vaksinën”, shprehet Stafford, “Është një mundësi e vogël që ti do të infektohesh dhe të kesh nevojë të shtrihesh në spital, por nëse ndodh, pastaj vaksina i tregon benefitet e saj”.

Stafford thotë që vendimet për vaksinim, sidomos për COVID, janë disa nga vendimet më të vështira që t’i mund t’i marrësh. “Kalkulimi i rrezikut është gjithmonë i vështirë, por edhe më i vështirë në raste të veçanta”.

“Ka rreziqe kur nuk e dijmë përfundimin, prandaj duhet t’iu besojmë njerëzve dhe rreziqe të reja. COVID-i është të dyja bashkë”.

Por pse dikush si John preferon të infromohet rreth pandemisë nga ndikuesit në rrjetet sociale sesa nga ekspertet shkencor?

Gjërat që John ia përsëriste familjes dhe shokëve të tij në muajt e fundit të jetës ishin gjëra që mund t’i shihje shpesh në rrjetet sociale.

“Vaksina ka nivel të rrezikshëm të formaldehidit në të; vaksina është eksperiment; njerëzit vaksinohen për McDonalds gratis”.

“Gjëja më e mirë që njerëzit mund të bëjnë është të kuptojnë se rrjetet sociale janë fundamentalisht ambiente të pasigurta për të mbeldhur fakte për një pandemi që mund të të vrasë”, thotë Imran Ahmed, drejtor i qendrës që kundështon urrejtjen digjitale.

“Rrjetet sociale përmbajnë një numër të madh të informacioneve të pasakta që përzihen pak me informacione të mira”.

“Këto informacione mund t’iu vrasin juve”.

John u infektua me COVID më 29 qershor. Më 3 korrik, ai nuk ndihej fare mirë.

Amy, e dashura e tij, e detyroi që të thirrte 111 për ndihmë. Më vonë atë ditë, ai u dërgua në spitalin e Southport me ambulancë.

“Ai nuk mund të shkruante, ishte i shtrirë në spital me pneumoni”, kujton Jonathan, “ai nuk donte ta pranonte që ishte COVID-i”.

John kishte një temperaturë të lartë dhe mezi merrte frymë. Doktorët i vendosën makina që do t’i ndihmon me frymëmarrjen dhe e mbështjellën në batanije ftohëse. Më 4 korrik, John ishte zgjuar tërë natën duke vjellur gjak. Ai i dërgoi shokut të tij një mesazh me zë në mëngjes.

“Ishte mesazhi më i rëndë që kam dëgjuar në jetën e tij”, u shpreh Jonathan. “Shpërtheva në lot në gjysmë të saj”.

Mesazhi ishte një minut e gjysmë i gjatë. Në atë kohë, John flet rreth 12 fjalë.

“Nuk do t’ia dërgojë askujt asnjëherë atë mesazh, por nëse dikush më pyet nëse COVID-i është i vërtetë atëherë do t’ia u lëshoj që ta dëgjojnë”, tha Jonathan.

“Është gjëja më e keqe në botë, mund të dëgjoj edhe frikën që ai ndjen. Ai po vuan për ajër, po flas për dikë që mund të vraponte dhjetë kilometra ose të ngjiste malin pa asnjë vështirësi”.

Më 6 korrik, Jenny ishte në market kur një ndjenjë paniku e kaploi atë.

“E kisha ndjenjën që diçka nuk po shkonte mirë me vëllain”, tha ajo. Nga marketi ajo u largua pa përfunduar punë, dhe nga telefonata e kuptoi që John nuk ishte mirë. Ajo menjëherë u largua për në Southport, me tren, duke qarë gjatë gjithë rrugës.

Më 11 korrik, John u detyrua të shkonte në ventilator. Jenny foli me të në telefon para se të injektohej me anestezion.

“Mos i lë që të dorëzohen”, ishte mesazhi i fundit që John i dërgoi motrës së tij.

Më 27 korrik, familja e John e morri telefonatën e mallkuar të cilës iu frikësuan. John po vdiste, ata duhet të paraqiteshin në spital menjëherë. Ata vrapuan për në spital, por kur mbërriten John ishte stabilizuar dhe stafi i spitalit iu tha që do t’i lajmëronin nëse ka ndonjë ndryshim.

John në kujdes intensiv.

Rreth një orë më vonë, telefonata erdhi përsëri, doktorët i thërrisnin tërë kohën duke iu thënë që të nxitojnë. Kur shkuan në spital, Jenny dëgjoi alarmin tek rritej te dhoma e vëllaut të saj.

“Nuk ndalesha së dridhuri”, tha ajo, “më dukej sikur një përbindësh po më dilte nga goja dhe nuk mund ta kontrolloja”.

Dikur, ata vrapuan në dhomën ku John ndodhej.

Djali, vëllai, babai ishte i rethuar nga doktorët, të gjithë në lot. John sapo kishte vdekur.

Babait të Jenny-t i humbën ndjenjat. Nëna e saj po vajtonte në dhimbje.

“Doktori kapi nënën time dhe po e mbante”, tha Jenny, “të gjithë po qanin, të gjithë po vajtonin, sepse ai ishte shumë i ri dhe ata nuk mund ta shpëtonin”.

Si mund ta përshkruash një njeri 42-vjeçar super të palestruar që u vra nga një sëmundje që supozohej të ishte fatale për njerëzit në moshë ose ata me sëmundje anësore?

Doktorët zbuluan që me shpërndarjen te njerëzit, virusi do të përforcohej shumë e më shumë, do të krijonte variante të reja dhe do të ishte më vdekjeprurës dhe do të ishte fatal trefishë më shumë.

Para se të vdiste, John i tregoi doktorit që po e trajtonte se sa shumë është pishman që nuk është vaksinuar.

“Ai po e mallkonte veten para se të futej në ventilator”, shprehen doktorët.

“Pse nuk e bëra, pse nuk u vaksinova, pse nuk dëgjova”, ishin fjalët e tij gjatë gjithë kohës.

Është pikërisht kjo arsyeja që familja e tij ka vendosur të shpërndajë historinë e tij.

“Ai me shumë mundësi do të ishte ende mes nesh nëse do vaksinohej”, thotë motra e tij. “Është shumë e thjeshtë. Ai morri një vendim të gabuar. Të gjithë bëjmë gabime, por John e paguajti me jetë, është e padrejtë”.

Jenny kërkon nga njerëzit që të vaksinohen, dhe nëse kanë dyshime të marrin këshilla mjekësore – jo nga interneti. Po ashtu, ajo thotë që “COVID-i është brutal. Brutal!”.

Ajo e ka shumë të vështirë që të mësohet me jetën pa vëllain e saj, “nuk e di nëse ndonjëherë do të më duket e vërtetë”.

“Si mund vëllai im i shëndetshëm, qesharak, i shoqërueshëm të jetë i vdekur? Nuk mund ta perceptojë, nuk ka asnjë logjikë”.

“Si mund të jem binjake pa një binjak?”, thotë ajo.

Në funeralin e John, më 16 gusht, Jonathan, shoku i tij, mbajti një falim. Ai foli për pushimin në Marbella në vitin 2016. Ata shpenzuan një ditë duke pirë shampanjë në një klub plazhi, duke qeshur dhe duke kaluar mirë. Gjatë perëndimit, një ylber u formua mbi det.

Kjo është mënyra si Jonathan dëshiron ta mbajë mend John-in. Të djegur nga dielli, të dehur, dhe pak të paqëndrueshëm në këmb. Të mbushur me dashuri për njëri-tjetrin. Nata po afron dhe Jonathan kthehet dhe e pyet John-in: a të vazhdojmë? Ai përgjigjet: Normal që po.

/Albanianpost.com

Më Shumë

Policia në Prizren mbajti ligjëratë në shkolla mbi temën “Dhuna në Familje”

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë në Bashkësi dhe Parandalim-DPP/Prishtinë, zbatuan Strategjinë e Inteligjencës dhe Policisë në Bashkësi. Në...

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuzat për krime lufte

Gjykata Themelore e Prishtinës e ka liruar Sylejman Selimin, ish-komandantin e UÇK-së nga akuza për veprën “krime lufte”. Ky vendim, është marrë gjatë seancës së...

Lajmet e Fundit