7.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Johnny Depp rrëfehet: Nuk i shoh kurrë filmat e mi

JohnnyDepp6-06Një nga yjet më të dashur të Hollivudit, Johnny Depp, mbetet akoma një enigmë për shtypin dhe adhuruesit. Ai fshihet pas personazheve të paharrueshme si Xhek Sparou, Eduard Duargërshëra, Kapelabërësi i çmendur dhe së fundmi Tonto tek “Endacaku i vetmuar”. Në një intervistë për “The Independent” aktori tregon për jetën dhe filmat e tij.

“Unë jam mësuar tashmë të jetoj si një i arratisur, kështu që nuk më bën përshtypje jeta që bëj. Anonimiteti? Më kujtohet, por nuk e kam më”, thotë ai duke buzëqeshur.

“Në fakt kam veshur gjëra të çuditshme në mënyrë që të dilja lirisht në publik. E keni parasysh, hundë dhe mjekër të rreme, shami në kokë dhe jam dukur si pjesë e stafit të ndonjë bande muzikore të rrjedhur.”

Falë faktorit të tij të dashamirësisë, mënyra e jetesës së Depp ka rezultuar në një egocentrizëm të lehtë, ndërsa dikush tjetër do të ishte çmendur me kohë nga fama dhe të gjitha efektet anësore.

“Në Hollivud kam bërë gjithçka dhe ndihem me fat që jam akoma në lojë, pa m’u dashur që të luaj shumë. Mesa duket fati po më mbaron tani që komentet për ‘The Lone Ranger’ (Endacaku i vetmuar) po rezultojnë jo të mira.”

Shumë i goditur nga kritika, filmi me buxhet 250 milionë dollarë, dështoi të hyjë në klasifikimin e filmave më të mirë të momentit në SHBA. Nga ana tjetër, “The Los Angeles Times” tani e përdor atë për të krahasuar filmat me buxhet të madh, të cilët kanë dështuar, transmeton Gazeta-Shqip.

I patrazuar për kritikat e këqija, ai thotë: “Ka gjithnjë njerëz që flasin agresivisht, çdo njeri mund të ketë mendimin e tij. I madhi Kristofer Hiçens ka thënë se secili ka një libër brenda tij dhe ky është vendi ku ai duhet të rrijë. Kështu që njerëzit mund të kritikojnë dhe të analizojnë, por unë e di që e kam luajtur në mënyrën e duhur rolin. Dhe kjo është gjithçka që mund të bëj.”

Është e pamundur të bësh një përmbledhje të karrierës së Johnny Depp dhe të mos përmendësh producentin dhe regjisorin Tim Burton, me të cilin ai ka bashkëpunuar tetë herë.

Duke filluar që nga viti 1990 dhe deri më tani, aktori hollivudian thuajse i ka luajtur të gjitha zhanret e aktrimit: fantazi, horror, familjar, mjuzikëll dhe filmat vizatimorë.

Ndonëse bashkëpunimi ka nxjerrë disa nga filmat më të mirë të aktorit, bashkimi është komentuar edhe negativisht në faqe të ndryshme në internet, që kanë dënuar partneritetin e tyre të përhershëm.

Padyshim një nga aktorët më të bekuar të brezit të tij, Johnny Depp është bërë për audiencën amerikane një person i zakonshëm sipas sinjalizimeve që ajo dha duke qëndruar larg kinemave, duke mos e parë filmin “The Lone Ranger”.

Tonto është një rol që Depp pretendon se ka lindur për ta luajtur. “Për sa i përket prejardhjes sime nuk ka asnjë mundësi ta gjurmosh atë. Nëse ke një të gjashtëmbëdhjetën e gjakut vendas, si shumica e njerëzve, nuk mund ta ndjekësh atë, sepse ti nuk je pjesë e kombit.

Në thelb ndoshta ai zien diku brenda teje; ti je një produkt i përdhunimit. E kam me kuptimin e vërtetë të fjalës, për përdhunim real, jo si përdhunimet hollivudiane. Kjo ndryshon.”

Gjatë periudhës shtatëmujore të xhirimeve në Monument Valley dhe Moab, ekipi u tregua i kujdesshëm të mos hapte plagët e vjetra: “Produksioni u bekua nga tribuja Navajo dhe Comanche.

Një ditë më thirri një grua e mrekullueshme Comanche, LaDonna Harris, e cila dëshironte të më adoptonte në familjen e saj dhe në fisin Comanche. Ky ishte për mua nderimi më i madh që më është bërë ndonjëherë”, rrëfen aktori, i cili iu nënshtrua një ceremonie emocionale të “adoptimit”.

Amerikanët vendas janë trajtuar shumë keq nga Hollivudi dhe janë portretizuar si egërsira. Ndaj unë dëshiroja ta luaja rolin e Tontos jo si ndihmës i ‘Endacakut të vetmuar’, por si një luftëtar dhe burrë me integritet e dinjitet të madh.”

“Këtë formë trajtimi të personazhit e kam mësuar nga një mentor i madh, një baba dhe një mik që ishte Marlon Brando. Kjo është një pjesë e ndjeshme e imja që përpiqet të ndreqë padrejtësitë e së shkuarës”, thotë Depp, që ishte regjisori i filmit “The Brave” të luajtur nga Brando dhe ai vetë në vitin 1997.

Nëse kritikët thotë se Tonto përmbledh disa nga rolet e mëparshme të Depp, ai nuk ka asnjë kundërshtim për të bërë: “Kam bërë një zgjedhje shumë kohë më parë, që të mos i shoh filmat e mi. Ana negative është se nuk njihem as me punën e mirë që bëjnë kolegët e tjerë dhe më duket se nëse i shoh ato do të më dëmtojnë.

Do të parapëlqeja më shumë të qëndroja sa më injorant rreth rezultateve të filmave, sepse kur mbaroj luajtjen e personazhit, nuk është më puna ime.

Në fakt, kur dikush më vuri përballë të gjitha personazhet që kisha luajtur, unë u mahnita sesi kam qenë në gjendje t’ia hedh pa u lagur nga përfshirja në botën e aq shumë personazheve.

Me të vërtetë, jam i çuditur sesi akoma marr punë. Jam i shokuar”, thotë Depp duke qeshur. Ai aktualisht po xhiron në filmin “Wally Pfister”, një triller-fantazi.

I pyetur sesi ndihet rreth 50 vjetëve të jetës së tij, ai tregon se kurioziteti dhe pasioni pas gjërave të ndryshme janë ato që e mbajnë njeriun të ri, pavarësisht moshës.

Më Shumë

Parashikimi i motit për pesë ditët në vazhdim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e ardhshme parashihet të jetë me kushte të paqëndrueshme meteorologjike. Në njoftimin e IHMK-së bëhet...

Komuna e Prizrenit organizon takime për hartimin e Planit Zhvillimor Komunal

Komuna e Prizrenit, ka filluar mbajtjen e takimeve informuese me qytetarët për Hartimin e Planit Zhvillimor Komunal (PZHK). Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, është...

Lajmet e Fundit