4.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

Libër dhe film për luftëtarin me plis

nga promovimi fket Fazli VeliuNë sallën e Shtëpisë së Kulturës “Ukë Bytyci” në Therandë është përurua libri monografi “Rifat Osman Krasniqi” e autorit Habib Zogaj, si dhe u shfaq premiera e filmit dokumentar kushtuar këtij luftëtari të lirisë “ Luftëtari me plis” i producentit Roland Reshitaj. Në këtë promovim që u bë në 11 vjetorin e vdekjes së Rifat Krasniqit, morën pjesë rreth 400 pjesëmarrës nga shoqatat e dala nga lufta, familjarë të dëshmorëve, zyrtarë komunal dhe veprimtarë nga Maqedonia dhe Shqipëria, ku Rifat Krasniqi ishte pjesëtar i UCK-së. Për kontributin e këtij luftëtari që armën e lirisë e morri në duar në moshën 60 vjeçare, folën bashkëveprimtarët dhe bashkëluftëtarët e tij,Ali Buzhala Hyzri Reka e Fazli Veliu. Ky i fundit, në emër të OVL të Maqedonisë evokoi kujtime nga puna dhe lufta e përbashkët me Rifatin, duke thënë se ai ishte një luftëtar i pa epur per liri dhe bashkimin kombëtar. “Rifati në luftë gjithnjë ka luftuar në këmbë, sepse kurrë nuk iu ka frikësuar plumbit,por plumbi nuk e morri dot,sepse fati donte që ai bile pak ta shijonte lirinë e Kosovës”, ka thënë Veliu,i cili edhe me këtë rast ka falendruar kontributin e të gjithë kosovarëve që kanë marr pjesë në luftën në Maqedoni.

Për librin e Zogajt kanë fol redaktori Refki Reshitaj dhe recensenti Mahir Morina. “ Libri monografi RIFAT Osman KRASNIQI 1940-2002”, është produkt i një përkushtimi dhe profesionalizmi të autorit Zogaj, i cili pasqyron thellësisht realitetin . Është përplot kujtime, rrëfime, evokime, përjetime, por nuk i mungojnë as të dhënat historike, gjeografike e të traditës, të cilat autori i njeh shumë mirë dhe i respekton, ndaj edhe i shpalos në kohë e hapësirë, duke u ndërlidhur në periudha dhe situata të caktuara. Ka fakte të pakontestueshme që fuqizohen përmes rrëfimeve të drejtpërdrejta, por edhe përmes dokumenteve dhe fotografive të shumta, të cilat shpesh thonë edhe më shumë se fjala”, ka thënë Reshitaj,ndërkohë që recensenti Morina ka theksuar se Habib Zogaj nuk hyn në mesin e kronikanëve që shkruajnë shpesh dhe shumë, ai shkruan për ngjarje të mëdha,e bashkë me to edhe për figura të tilla. “, shkruan Zëri. Monografia “Rifat Osman Krasniqi” është një lartësim në kujtesën tonë për Rifatin, kohën dhe rrethin në të cilin ai jetësoj idealin e tij, njerëzor dhe kombëtar”, ka thënë Morina,kurse vetë autori Habib Zogaj pasi është falënderuar për këtë promovim, ka thënë se shkrimi i kësaj monografie ishte jo mundim, por kënaqësi, sepse për rreth 12 muaj pune është kënaq me të gjitha ato që i ka dëgjuar për figurën dhe veprën e tij, me fisnikërinë, bujarinë dhe trimërinë e tij, me shpirtin e tij të butë e të dashur për popullin dhe Atdheun,por edhe me ashpërsinë, vrazhdësinë dhe urrejtjen për pushtuesin dhe bashkëpunëtorët e tij.

Më Shumë

“Shkrepi dhjetë plumba drejt viktimës”, aktakuzë ndaj të pandehurit për vrasjen në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit A.G., për shkak të dyshimit për vrasje të rëndë. Sipas aktakuzës, pasditen e 3 shtatorit në...

Mbi 1 mijë e 500 gjoba trafiku të shqiptuara për 24 orë në Kosovë

Policia e Kosovës ka shqiptuar një mijë e 516 gjoba trafiku në 24 orët e fundit. Ndërkaq, janë regjistruar edhe numri i përgjithshëm i aksidenteve...

Lajmet e Fundit