9.9 C
Prizren
E diel, 8 Shkurt, 2026

Justina Shiroka Pula takon gratë e Krushës

Justina Shiroka-Pula e shoqëruar nga anëtaret e kryesisë së Gruas Demokratike të Kosovës si dhe bashkëshortja e kryetarit të PDK-së, Hashim Thaçit, Lumnije Thaçi vizituan sot Krushën, duke u ndalur tek gratë e Krushës, transmeton Indeksonline.

Justina Shiroka-Pula ka përshëndetur aktivitetet biznesore që zhvillojnë, si formë të mbijetesës, duke ofruar mundësinë për të ndihmuar këtë kategori në rrugë institucionale dhe lehtësuar jetën e dhembjet për humbjen e më të dashurve të tyre, nga krimet e shtetit të Serbisë, gjatë luftës në Kosovë.

“Krusha, Izbica, Reçaku, Studimja, Meja dhe vendbanimet tjera në Kosovë por edhe në Srebrenicë e vendbanime tjera në rajon janë dëshmitë e një lufte të përcjella me krime e masakrime të qytetarëve. Ende drejtësia qoftë ajo vendore a ndërkombëtare për ekzekutorët e këtyre krimeve nuk e ka dhënë fjalën e vet për fat të keq, ndërsa krimet e padënuara mbjellin krimet tjera” tha ndër të tjera, kryetarja e Gruas Demokratike të Kosovës, Justina Shiroka Pula./Indeksonline/

Më Shumë

Apeli lë në paraburgim 8 të dyshuar për manipulim me vota në Prizren

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesat e mbrojtjes dhe ka vërtetuar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin është caktuar masa e...

Crystal Thomas përforcon Bashkimin vetëm në Ligën Unike

KBF Bashkimi ka zyrtarizuar angazhimin e basketbollistes Crystal Thomas, e cila do t’i bashkohet skuadrës prizrenase vetëm për ndeshjet e Ligës Unike. Lajmin e ka...

Lajmet e Fundit