Prizren, ndahet nga jeta mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi

Mësuesja Nazan Hallaqi Kolshi ka ndërruar jetë, duke lënë pas dhimbje dhe pikëllim në mesin e familjarëve, kolegëve dhe brezave të shumtë të nxënësve që ajo edukoi ndër vite.

Me këtë rast, drejtoresha e Drejtoria e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, ka shprehur ngushëllimet e saj për familjen dhe komunitetin arsimor.

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të mësueses Nazan Hallaqi Kolshi. Mësuesja Nazan ishte mendje e ndritur e arsimit, mësuese dhe kolege e dashur që frymëzoi breza të tërë. Ikja e saj e parakohshme lë pas një boshllëk të thellë në komunitetin arsimor dhe profesional, aty ku zëri dhe urtësia e saj kishin rëndësi të jashtëzakonshme. Znj. Nazan ka lënë gjurmë të pashlyeshme dhe do të jetojë gjatë në kujtesën tonë”, thuhet në telegramin e ngushëllimit.

Ajo gjithashtu ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjen, bashkëpunëtorët dhe nxënësit e shumtë të mësueses.

“Shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Hallaqi e Kolshi, bashkëpunëtorët e afërt, kolektivin dhe gjithë nxënësit nëpër gjenerata”, theksohet në mesazhin e saj./PrizrenPress.com/

Marketing

Shiten banesa moderne në lagjen “Tranzit i Ri” të Prizrenit – mundësi pagese me këste

Shitet banesa në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Mos prit më – merr kredinë që të duhet në IMF KosInvest

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Vetëvendosje akuzon pushtetin lokal për korrupsion, kërkon hetime të plota në Komunën e Dragashit

Lëvizja Vetëvendosje në Dragash ka reaguar pas arrestimit të një shërbyesi civil të Komunës, i dyshuar për veprat penale “Legalizimi i përmbajtjes së pavërtetë...

Arrestohet një person pas vdekjes së 26-vjeçarit në vendin e punës në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person lidhur me rastin tragjik të ndodhur në Prizren, ku një 26-vjeçar ka humbur jetën...

Lajmet e Fundit