11.8 C
Prizren
E premte, 17 Maj, 2024

Kajdomçaj: Mos e tensiononi situatën, shpalosni programet politike

BashkimKajdomcaj6-28Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive  të Njeriut (KMDLNJ) në Prizren, ka kërkuar sot nga dy subjektet politike që gjatë fushatës së balotazhit të mos e ashpërsojnë gjuhën.
Koordinatori Bashkim Kajdomçaj, tha se KMDLNJ e ka vlerësuar si të qetë dhe me frymë tolerante pjesën e parë të zgjedhjeve, përkatësisht fushatën e zgjedheve të 3 nëntorit.

“Një frymë tolerante dhe fer ka qenë edhe në Komunën dhe Rajonin e Prizrenit. Partitë politike dhe kandidatët për kryetar komune kanë qenë të fokusuar shumë më tepër me programet e tyre për joshjen e votuesve, përkatësisht ofrimin e mundësive për jetë më të mirë e në radhë të parë krijimin e kushtevë për punësimin e të rinjve”

“Mirëpo, këto dy ditët e fundit jemi dëshmitarë të ashpërsimit të gjuhës së partive pretendonte në Prizren, përkatësishtë ato që do të jenë në balotazh. Kjo atmosferë me tendenca të përkeqësimit nuk është në frymën e vlerave për të cilat jo rrallë thirren të gjithë liderët dhe partitë. Ajo, tejkalon çdo kufi dhe shkakton, huti jo vetëm tek anëtarët e partive por dhe tek të gjithë votuesit, çoftë edhe të papërcaktuar politikisht”.

Kajdomçaj tha se KMDLNJ-së në Prizren, po i përcjell me shqetësim këto zhvillime negative. Ai u bënë thirrje liderëve partiak që të ndalin këtë qasje dhe të punojnë për krijimin e klimës sikur para 3 nëntorit.

“Partitë dhe liderët, duhet t’u kthehen programeve dhe jo ngritjes së tensionit në mes tyre dhe votuesve të tyre.Ato, bashkë me KKZ-në duhet të punojnë shumë më tepër që të mos kemi numër kaq të madhë të votave të pavlefshme, përmes edukimit të votuesve. Duhet që të gjithë bashkë të krijojnë kushte për votim të drejtë e të pavarur dhe që secila vot të shkoj aty ku e dërgon secili votues. Lëshimi në akuza e kundër akuza nuk është që do t’i sjell vota asnjërit subjekt a kandidatë. Këtu humbës do të jenë të gjithë. Poashtu, QR e KMDLNJ-së i bënë thirrje forcave garuese që varësishtë rezultatit, që del nga zgjedhjet e organizuara drejt, të pranojnë rezultatin e tyre, me c’rast do të rikthehej atmosfera tolerante dhe besimi tek çdo votues”. /PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Mot i vranët dhe me shi

Për të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu në zona të caktuara. Gjatë...

Selmanaj viziton pensionistët dhe invalidët e punës në Prizren

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, vizitoi pensionistët dhe invalidët e punës . Ai dhe ekipi i tij u takuan me përfaqësuesit e Organizatës...

Lajmet e Fundit