Me qëllim të mobilizimit të strukturave të partive të kualicionit të madh për Prizrenin Europian, sot në Zym të Hasit është mbajtur takim me strukturat e PDK-së, AAK-së dhe të LDK-së të fshatrave, Zym, Krajk dhe Bregdri. Në këtë takim ka marrë pjesë kryetari i tanishëm i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Lulzim Kabashi ish kandidat i kualicionit AAK- LDD, Fatmir Kastrati kryetar i degës së AAK-së në prizren, Minir Krasniqi, kryetar i PDK-së në Prizren, dhe shumë anëtarë të kryesive të partive të kualicionit.
Ramadan Muja, para strukturave udhëheqëseve të nëdegëve ka theksuar se “kualicioni që kemi lidhë me AAK- LDD, është forcë moterike, me të cilët parnterë edhe në mandatin e kaluar kemi bashkëqeverisur dhe në të ardhmën do të jemi së bashku”. Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja ka kërkuar nga të pranishëmit, që më 1 dhjetor të mobilizohen të gjithë, në mënyrë që të dëshmojnë për fitoren e madhe të konceptit për Prizrenin Europian.
Në vazhdim, para strukturave ka folur Lulzim Kabashi, i cili pasi i ka falenderuar strukturat të subjektit që ai i përfaqëson, ka theksuar se AAK dhe LDD e kërkojnë votën nga simpatizuesit tanë për ramadan Mujën, sepse është zgjidhja më e mirë e mundshme për ta vazhduar rrugëtiomin e përbashkët për një zhvillim të qëndrueshëm të Prizrenit.
Kabashi në fjalën e tij ka apeluar tek strukturat e partive në kualicion, që të mos lejojnë që vota e tyre të humbet, duke votuar për LDK-në, që është parti e interesave personale.
Ndërsa Fatmir Kastrati, tha se jemi bërë bashk me PDK-në për balutazh dhe jemi këtu para jush, sepse jemi të bindur në fitoren e sigurt të Ramadan Mujës më 1 dhjetor. “Premtuimet tona, që i kemi dhënë gjatë fushatës zgjedhore tani janë premtime edhe të PDK-së dhe se të gjitha projektet tona do të realizozhen vetëm me fitoren e kandiodatit tonë të përbashkët”, tha Kastrati. Ai ka theksuar se edhe implementimi i Ligjit për Zymin do të bëhet vetëm nëse fiton kualizcioni ynë, që është kualicion i gjerë për Prizrenin Europian./PrizrenPress.com/