18.8 C
Prizren
E hënë, 2 Tetor, 2023

Kampioni i sapo zgjedhur mposhtet në shtëpi nga Malisheva që po lufton për mbijetesë

Kampioni i sapo zgjedhur i Superligës së Kosovës në futboll, Ballkani e ka festuar me humbje titullin, duke u mposhtur nga Malisheva.

Malishevasit shënuan fitore të rëndësishme në garën për mbijetesë, duke e mposhtur Ballkanin me rezultat 2:3 në udhëtim, në kuadër të javës së 33-të në Superligë.

Sobowale shënoi qysh në minutën e 11-të të ndeshjes, kurse epërsinë e dyfishtë Malishevës ia dha Hasan Hyseni në minutën e 42-të, shkruan Gazeta Express.

Me prekjen e parë të topit, Albion Rrahmani shënoi gol me kokë, duke ngushtuar epërsinë në minutën e 60-të, por dy minuta më vonë Xhevdet Shabani e riktheu epërsinë e dy golave për mysafirët.

Krejt në sekondat e fundit, Ballkani shënoi edhe golin e dytë nëpërmjet Ermal Krasniqit, por ishte shumë vonë.

Me këtë fitore, Malisheva tani ngjitet në vendin e shtatë me 43 pikë dhe ikën nga pozita e tetë që dërgon në barazh.

Në anën tjetër, Ballkani është i pari me 70 pikë gjithsej dhe e ka siguruar matematikisht titullin e kampionit, të parin në histori të klubit.

/Gazeta Express/

Gati 1.000 persona vdesin nga ethet tropikale në Bangladesh

Gati 1.000 persona kanë vdekur në Bangladesh javëve të fundit, dhe autoritetet kanë thënë se bëhet fjalë për një prej shpërthimeve më të rënda...

Leao ëndërron fitimin e Ligës së Kampionëve me Milanin

Rafael Leao vazhdon të jetë lojtari kryesor i Milanit dhe këtë ai e dëshmoi edhe në fundjavë. Sulmuesi portugez realizoi një gol të bukur të...

Lajmet e Fundit