Nis testi PISA në Prizren, 530 nxënës do të marrin pjesë

Sot në Shkollën e Kompetencës në Prizren është mbajtur testi vlerësues ndërkombëtar PISA, projekt ky i Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

530 nxënës nga 18 shkolla do te marrin pjesë në këtë test, raporton PrizrenPress.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj Gutaj u shpreh se mbështetja dhe gatishmëria e drejtorisë për organizimin dhe mbarëvajtjen e procesit të testit PISA nuk ka munguar.

Ajo gjithashtu bëri thirrje tek mësimdhënësit për angazhim maksimal dhe inkurajim të nxënësve për të arritur rezultat e sukses sa më të mirë./ PrizrenPress.com

May be an image of 13 people, people standing and indoor

Më Shumë

Prizren/ Nëna e raporton të zhdukur vajzën e saj

Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua në Prizren ka raportuar në polici se vajza e saj është larguar nga shtëpia dhe familja...

Përurohen tri ndërtesa sociale me efiçiencë në Prizren për 51 familje

Është përuruar projekti që implementon masat e efiçiencës së energjisë për tri ndërtesat sociale shumëbanesore në Prizren, me vlerë investimi afro 460 mijë euro. Kryeministri...

Lajmet e Fundit