7.6 C
Prizren
E shtunë, 27 Shkurt, 2021

Këta persona do të vaksinohen të parët kundër COVID-19 në Kosovë

Kosova ende nuk është furnizuar me asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, ndonëse shumë shtete tashmë kanë vaksinuar një pjesë të popullsisë. Dozat e para të vaksinave pritet të vinë nga COVAX, ndërsa me to do të vaksinohen punëtorët shëndetësorë e të moshuarit mbi 80 vjeç, personat e vendosur në shtëpitë e të moshuarve dhe punëtorët social, si dhe personat me sëmundje kronike raporton Gazeta Express.

COVAX pritet ta furnizojë Kosovën me 100 mijë e 800 vaksina kundër COVID-19.

Furnizimi ishte paraparë të bëhej në fund të këtij muaji, por që ende nuk është dhënë ndonjë datë e saktë, andaj edhe mund të ketë vonesa deri në muajin mars.

Me ardhjen e këtyre vaksinave, gjatë muajit mars pritet të vaksinohet një pjesë e qytetarëve.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për Express se të parët që do të vaksinohen me këto vaksina do të jenë punëtorët shëndetësorë, të moshuarit mbi 80 vjeç, personat e vendosur në shtëpitë e të moshuarve dhe punëtorët social, si dhe personat me sëmundje kronike.

Pjesa tjetër e qytetarëve do të vaksinohet me dozat tjera të vaksinës me të cilat nuk dihet se kur mund të furnizohemi.

Nga Ministria e Shëndetësisë kanë thënë për gazetën se kanë përgatitur planin e imunizimit kundër COVID-19 si dhe kanë trajnuar personelin shëndetësorë që merren me vaksinim.

“OBSH ka miratuar vaksinën AstraZeneca/SKBio dhe SIIL për përdorim emergjent kundër COVID-19. Kosova ka përgatitur Planin e imunizimit kundër COVID-19 në detaje, përfshirë edhe planin e shpërndarjes, ka trajnuar personelin që merren me vaksinim, ka përforcuar kapacitetet e zinxhirit të ftohtë të ruajtjes dhe ka në dispozicion ekipet e vaksinimit dhe logjistiken përcjellëse për krejt këtë proces”, është thënë për gazetën.

Megjithëse është thënë se në fund të këtij muaji Kosova do të furnizohet me vaksinat kundër COVID-19, zëdhënës në Aleancën e Vaksinave Gavi nuk kanë dhënë informacione se kur saktësisht mund të furnizohet vendi, duke thënë se as vet nuk kanë informacione.

Infektologë në vend e kanë parë shumë të rëndësishëm vaksinimin e qytetarëve, në mënyrë që të menaxhohet situata, e të ndalet përhapja e variantit të ri të COVID-19.

Ndërsa, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik sot ka apeluar tek të gjithë qytetarët, institucionet dhe organizatat publike dhe private, për respektimin dhe ndërmarrjen e të gjitha masave të nevojshme për parandalimin e menaxhimin e COVID-19.

Kujtojmë që derisa Kosova ende nuk ka marrë asnjë dozë të vaksinës kundër COVID-19, shumë shtete të rajonit, përfshirë këtu Shqipërinë, Maqedoninë e Serbinë, tashmë kanë vaksinuar një pjesë të popullsisë./GazetaExpress/

Më Shumë

Parashikimi i motit për këtë javë

Java e fundit e muajit shkurt do të karakterizohet me mot kryesisht pranveror. Kjo situatë e krijuar meteorologjike vjen si rezultat i masave të fuqishme...

Letrat e fshehura zbulojnë: Hitleri ishte i ndikuar fuqishëm nga i ati

Letrat e babait të Adolf Hitlerit, që u zbuluan në një papafingo austriake, hedhin një dritë të re mbi psikologjinë e diktatorit, argumenton një...

Oda e Hotelerisë: Nuk do t’i respektojmë masat anti-Covid të paralajmëruara nga Qeveria

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar për paralajmërimin e masave të reja mbrojtëse ndaj Covid-19. Kjo Odë...

Historia e jashtëzakonshme e vëllezërve nga Kosova, që u shpallën kampionë bote në boks në të njëjtën natë

Vëllezërit e veçantë nga Kosova, Safet dhe Musa Avdimetaj, janë të vetmit të cilët janë shpallur kampionë bote në boks në të njëjtën mbrëmje. Vëllezërit...

Prizren, 13 raste të reja me Covid në Prizren

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 3.454 mostra të...

26 vjeçarit nga Suhareka po i duhen veç edhe 5 mijë euro për shërim

Alban Gashi 26 vjeçar nga Suhareka vuan nga një sëmundje e rëndë, osteolyticum partis disralis tibiae 1.sin dhe për trajtimin e tij nevojitën 20...

575 gjoba brenda ditës për shkelësit e masave anti-Covid

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 575 gjoba për qytetarë që nuk kanë respektuar Ligjin antiCovid-19. Po ashtu për shkelje të...

Prishtina mposht Bashkimin në Prizren

Sigal Prishtina ka shënuar fitore ndaj Bashkimit në Prizren me rezultat 88:99 (19:24, 21:25, 21:16, 28:34), në kuadër të javës së 21-të në FIVE...

Vlerësohet i kundërligjshëm vendimi i Kuvendit të Rahovecit për shpalljen me interes të përgjithshëm

Ministria e Pushtetit Lokal e ka vlerësuar si të kundërligjshëm vendimin e Kuvendit të Komunës së Rahovecit, për shpalljen me interes të përgjithshëm të...

Dramë në ‘Minatori’, Trepça fiton pas dy vazhdimeve ndaj Ponte Prizrenit

  Trepça ka shënuar fitore ndaj Ponte Prizrenit me shifrat 116:114 (23:31, 28:22, 24:17, 14:19, 9:9, 18:16), në kuadër të javës së 21-të të FIVE...

Një i vdekur nga Covid në Prizren

Tre persona kanë vdekur nga koronavirusi në Kosovë në 24 orët e fundit. IKSHPK-ja ka njoftuar se nga 3.104 testime, 260 persona kanë rezultuar...

I shumëkërkuari nga policia ka punuar mjek në Malishevë, reagon Oda e Mjekëve të Kosovës

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për kapjen e një personi në kërkim. Personi i kërkuar është Ramadan (Feriz) Sopaj i lindur me 03.05.1955 n? fshatin...

Ibrahimovic injoron Messin: Ky është lojtari më i mirë në histori

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic, e ka emëruar legjendën e Brazilit, Ronaldon, si futbollistin më të mirë në histori. Me këtë rast, ai e vendosi...

Pas fushatës rriten rastet e reja me COVID 19, mobilizohen institucionet – a do të ketë ndryshim të masave?

Zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 14 shkurtit ka zgjatur vetëm 10 ditë, mirëpo, partitë politike kanë nisur takimet me qytetarët nëpër komuna shumë më...

Sot ‘Derby della Madonnina’

AC Milan do të ndeshet me Interin në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A sot në orën 15:00. Edhe trajnerët e skuadrave Stefano...

“E rrezikshme”, Tayna provokon ndjekësit

Këngëtarja shpesh shfaqet provokative me paraqitjet e saj. E veshur me një xhaketë ngjyra bardh dhe zi, Tayna i ka dhënë gjithë vëmendjen gjoksit të...

Lajmet e Fundit