Balje ironizon me Vakatin: Po i presim t’i falënderojnë komunat serbe për vota

Ish-deputetja nga radhët komunitetit boshnjak dhe liderja e SDU-së Duda Balje ka ironizuar me ish-partinë e saj.

“Tani ne vete?m po presim qe? Koalicioni Vakat t’ju falenderoj ….Faleminderit Leposavic, Novo Brdo, Ranilug”, ka shkruar Balje në Facebook.

Balje, e cila pritet ta humbë mandatin e saj si deputete, në bazë të votave të numëruara deri më tani, i është referuar 218 votave në Leposaviq, 256 votave në Novobërdë e 209 votave të fituara në Komunën e Ranillugut nga Vakati. Në bazë të statistikave të profilit të Komunave OSBE-së për vitin 2018 në Leposaviq evidentohen 350 boshnjakë, në Novo Bërdë pesë, Ranillg banon vetëm një banor boshnjak. Koalicioni Vakat, ashtu si iniciativa qytetare boshnjake UZ-AH që udhëhiqet nga Adrijana Hoxhiq dhe ajo rome “Romani Iniciyativa” e Gazmen Salijeviqit kanë marrë edhe vota në vende ku banojnë pak apo aspak pjesëtarë të komunitetit të tyre.

Kryetari i Vakat, Rasim Demiri, për KOHËN të premten ka deklaruar se nuk e di se prej ku vinë këto vota. UZ-AH, Romani Iniciyativa dhe Vakat deri më tani janë akuzuar për bashkëpunim me Listën Serbe, gjë që të trija këto parti e kanë mohuar, ndonëse e kanë konfirmuar se pa bërë fushatë kanë fituar vota në komuna me shumicë serbe.

Më Shumë

Totaj për qeverinë: 400 milionë euro pagesa sociale na 2022-ta, s’luftohet varfëria me varësi të qytetarit nga qeveria

Kryetar i Prizrenit, Shaqir Totaj ka kritikuat qeverinë e Kosovës për pagesat sociale që, sipas tij, veçse krijojnë varësi të qytetarëve te qeveria ndërsa...

“Kam me ju vra të gjithëve” – Rahovecasi dyshohet se kërcënoi nënën, policia i gjen edhe drogë në banesë

Policia në Kosovë kanë nisur hetimet ndaj një personi në Rahovec, nën dyshimet për dhunë të rëndë në familje dhe posedim të substancave narkotike. Rasti...

Lajmet e Fundit