11.8 C
Prizren
E enjte, 25 Prill, 2024

Khalil Gibran: Poeti, Piktori, Profeti

“Tokën kam atdhe. Njerëzimin, familje”

Khalil Gibran një nga shkrimtarët dhe gjenitë më të mëdhenj krijues, pavarësish se është anashkaluar prej kohësh. Për poetin, romancierin, filozofin dhe piktorin libanez të natyralizuar amerikan, interesat kryesore kishin të bënim me kulturën dhe artin, pasion që çoi në disa nga frazat më të bukura dhe më të famshme, që na ftojnë të reflektojmë për tema me rëndësi të madhe si dashuria, spiritualiteti, ndërgjegjja dhe marrëdhëniet. Ato janë perla urtësie për këdo që dëshiron të reflektojë dhe të thellojë, jo vetëm botën e tij të brendshme, por edhe marrëdhëniet me të tjerët. Ishte kryesisht i shqetësuar sesi të arrihet uniteti në një botë të përçarë, bashkëjetesa në harmoni e traditave të ndryshme, sigurisht i frymëzuar nga përvojat e tij komplekse të emigrantëve në një vend adoptues.

Gibrani përqafoi ndikime të ndryshme, nga Niçe te krishterimi, islami apo poetë romantikë si Uilljam Bleik. Këngëtarë si Xhon Lenon apo Davi Bouie e përmendin atë në disa këngët e tyre etj. I ardhur nga një familje modeste e krishterë, Khalil Gibran ndoqi të ëmën, e cila, duke aspiruar një jetë më të mirë, largohet nga Libani për në Boston. Nostalgjik, ai u kthye në vendlindje dhe filloi të studiojë në shkollën e Urtësisë në Bejrut, ku studioi arabisht dhe frëngjisht, duke ndjekur një edukim fetar dhe moral. I pasionuar pas pikturës, Khalil Gibran vendos të sistemohet në Paris dhe të studiojë në Shkollën e Arteve të Bukura, gjë që i mundëson të takojë shumë artistë si Rodin, Debussy, Maeterlinck apo Rostand. Kur e ëma ishte në grahmat e fundit, ai nxiton pranë saj në Boston dhe për këtë arsye vendos ta ushtrojë talentin e tij në Nju Jork. Ai provon dorën edhe në poezi, jo pa njohje nga publiku. Gjenialiteti i tij krijues na ka dhënë vepra të shquara, përfshi “Profeti”, një referencë e vërtetë shpirtërore. Një intelektual i përkushtuar, ai kryeson një shoqatë letrare-politike, që synon të ndihmojë vendet e Lindjes së Mesme të çlirohen nga zgjedha osmane. Duke u bërë anëtar i Shoqërisë së Orientit të Ri, ai ka privilegjin të takojë Gandin e shquar.

Frazat e Khalil Gibran janë një ftesë për të reflektuar mbi qenien tonë dhe në rrugën që kemi marrë. Një trashëgimi e çmuar, një koleksion mendimesh që lënë gjurmë dhe na inkurajojnë, të njohim një këndvështrim tjetër nga i cili të vazhdojmë të rritemi.

 Egoizmi, miku im, lind mosmarrëveshje të verbra, mosmarrëveshjet lindin luftëra, luftërat sjellin me vete autoritet dhe forcë, të cilat janë shkaku i konfliktit dhe shtypjes.

Mos kërko një mik për të vrarë kohën; kërkoni për të për të jetuar orët tuaja në maksimum. Vetëm fara që çan guaskën e saj është e aftë të guxojë aventurën e jetës.

Për të mbërritur në agim, nuk ka rrugë tjetër veç natës. Asgjë nuk do ta ndalojë diellin të lindë përsëri, as në natën më të errët.

Ka nga ata që kanë pak dhe e japin të plotë. Ata besojnë në jetë dhe bujarinë e saj, arkivoli i tyre nuk do të jetë kurrë bosh.

Armiku im më tha: “Duaje armikun tënd”. U binda: e doja veten.

Heshtja e ziliqarëve është plot zhurmë.

Shpirtrat më të fortë janë ata që kaliten nga vuajtjet. Karakteret më të forta janë të mbushura me plagë.

Jeta pa dashuri është si një pemë pa lule, apo fruta.

Ai që vesh moralin si veshjen më të mirë, do të ishte më mirë lakuriq./Konica.al

Më Shumë

Rike Roçi i jep fund lidhjes: Mbaroi sapo dola

E ftuar në ‘Wake Up’ mëngjesin e sotëm ishte Rike Roçi, e cila është eliminuar së fundmi nga formati më i ndjekur ‘BBV3’. Ajo ka...

AKP-ja shpall për shitje 26 asete, 3 lokale në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) ka mbajtur të mërkurën ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr. 65, e cila përmban 26...

Lajmet e Fundit