23.8 C
Prizren
E premte, 19 Korrik, 2024

Kjo është gruaja që vdiq gjatë heqjes së dhëmbit në Malishevë, la pas katër fëmijë të mitur

Një vdekje e rëndë ka ndodhur dje në Malishevë ku një grua 35 vjeçare ka ndërruar jetë pasi që është paraqitur për ta hequr një dhëmb në një klinikë privat në Malishevë.

Asaj i ishte komplikuar gjendja shëndetësore për çka ishte dërguar në QKUK, ku kishte ndërruar jetë.

Sipas faqes së fshatit, bëhet fjalë për qytetaren Leonora Shala nga fshati Ngucat i Malishevës e cila jetonte në Itali dhe në Kosovë kishte ardhur për pushime me familje. Ajo ka lënë pas katër fëmijë të mitur, një djalë dhe tri vajza.

Sipas raportit policor për këtë rast janë arrestuar dy mjek, një grua dhe një burrë. Dy të arrestuarit janë motër dhe vëlla.

Të dyshuarit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.

Reklamë

RENELUAL TAHIRI prezenton tipet e banesave në kompleksin “Green Avenue” Blloku B !
Për më shumë informata na vizitoni në pikën tonë të shitjes përballë ‘Premium Park Hotel”.
Si dhe mund të na kontaktoni:
+383 44 128 112 ; +383 49 613 613
Kliko videon 

Më Shumë

Ardhja e bashkatdhetarëve, kjo është gjendja në pikat kufitare

Bashkatdhetarë të shumtë kanë nisur të vijnë për pushime në Kosovë. Të dhënat e fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar tregojnë se në pikat...

Zyrapi thotë se komandantët e zonave merrnin veprime të pakoordinuara me Shtabin e Përgjithshëm

Dëshmitari Bslim Zyrapi, duke u përgjigjur në pyetjet e trupit gjykues e përfaqësuar nga gjyqtari Christoph Barthe tha se ishte problem për Shtabin e...

Lajmet e Fundit