8.8 C
Prizren
E premte, 27 Mars, 2026

Koalicioni PDK-LDK po lëkundet

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa dhe zëvendësi i tij Hashim Thaçi për të cilin jo vetëm mediat në Kosovë dhe ato ndërkombëtare dhe vëzhguesit ndërkombëtarë në vend e konstatojnë që është poaq kryeministër – në mos edhe më shumë, në gjashtë muajt e parë të Qeverisjes mes dy partive më të mëdha të vendit nuk treguan edhe ndonjë vullnet, dëshirë e dije për të filluar me reformat e mëdha dhe luftimin e korrupsionit e krimit të organizuar në vend. Për më tepër- të dy këta dhe koalicioni i tyre gjigand duket që kanë përmbushur plotësisht pritjet e anëtarësisë së tyre- për punësime, klientelizëm, e çka jo tjetër. Në anën tjetër, bashkësia ndërkombëtare dhe shtetet e fuqishme evropiane kanë “toleruar” këtë situatë me arsyetimin që ky koalicion ka pos legjitimitetit edhe fuqinë e “makinës së votës” në Kuvend- qoftë kur dialogu me Beogradin është në pyetje dhe sidomos kur themelimi i Gjykatës Speciale parashikohej, shkruan Gazeta Blic.

Por me dështimin e javës së kaluar situata ka marrë përmasa dramatike. Për Koalicionin PDK-LDK nuk priten ditë të mira pas dështimit në fjalë. Prandaj- përmbyllja e disa marrëveshjeve me Beogradin në Bruksel si dhe vizita që Mustafa e Thaçi do t’ia bëjnë Berlinit për të dy këta paraqet edhe dy shanset e fundit- që në të mbeten në pushtet dhe vendi të mos shkojë në zgjedhje.

Burime diplomatike gjermane i kanë thënë Gazetës Blic se Mustafa dhe Thaçi nuk do të kenë shumë mundësi të flasin.

“As në Bruksel e aq më pak në Berlin- mundësitë e tyre që të thonë diçka sesi do të bëjnë këtë apo atë projekt- janë mëse të kufizuara. Partnerët tanë në Washington dhe në BE janë mëse të zemëruar me të dy. Do t’ju bëhet shumë e qartë që kanë vetëm edhe disa ditë afat- dhe atë pa shkaktuar turbullira- të vazhdojnë me dialogun, të themelojnë Gjykatën Speciale dhe t’ua nisin reformave në vend- ndryshe do t’ju bëhet e qartë që do të izolohen nga ne”, ka thënë një diplomati lartë gjerman në Berlin për Gazetën Blic.

Më Shumë

Suharekë, homazhe në kujtim të viktimave të familjes Berisha

Në përkujtim të një prej ngjarjeve më të dhimbshme të luftës në Kosovë, sot u zhvilluan homazhe në nder të viktimave të familjes Berisha....

Sytë e gjithë shqiptarëve në Varshavë

Erdhi dita. Gjithë shqiptarët, jo vetëm ata që dashurojnë futbollin, do të jenë me sy e zemër në Varshavë, ku Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen...

Lajmet e Fundit