10.8 C
Prizren
E diel, 5 Maj, 2024

Kërkohet konsensus nacional për Specialen

Qeveria e Kosovës ka paralajmëruar riprocedimin për në Kuvend të Kosovës të ndryshimeve kushtetuese për themelimin e Gjykatës Speciale, kurse opozita është përgjigjur se një gjë e tillë nuk është e mundur pa ndryshuar formati i kësaj gjykate. Njohësit e rrethanave politike në vend i kanë ftuar të dyja palët të gjejnë një kompromis për këtë çështje, në mënyrë që Kosova ta përmbushë obligimin ndërkombëtar për themelimin e kësaj gjykate.

Njohësit e rrethanave politike thonë se janë befasuar me mosvotimin e ndryshimeve kushtetuese të premten në Kuvendin e Kosovës, duke shtuar se mosvotimi i kësaj gjykate mund ta izolojë Kosovën.

Analisti politik Behxhet Shala ka deklaruar për “Epokën e re” se themelimi i Gjykatës Speciale është përgjegjësi e pozitës dhe opozitës, duke shtuar se drejtësisë askush nuk mund t’i ikë.

“Mendoj se është dashur të jetë një konsensus paraprak, para votimit, midis pozitës dhe opozitës, e jo tash, pasi ka dështuar, pozita t’i dërgojë ftesë opozitës, duke deklaruar se kjo çështje është e përgjithshme dhe duhet të merren vesh. Defenitivisht askush nuk duhet t’i ikë drejtësisë. Çdokush që është përgjegjës për krime, çdokush që ka shkelur kodet e luftës kundër të cilit ka prova se ka bërë krime, apo nuk i ka penguar krimet edhe pse e ka pasur obligim, duhet të përgjigjet para drejtësisë”, ka thënë Shala.

Ai ka thënë se do të ishe mirë të ndryshohet formati i kësaj gjykate.

“Formati i kësaj gjykate duhet të ndryshojë, sepse nuk mundesh që për një luftë multietnike të kërkosh një gjykatë një-etnike. Pra, duhet të jetë një gjykatë e cila duhet t’i hetojë të gjitha krimet dhe bashkësia ndërkombëtare duhet ta pranojë se kanë dështuar gjykatat e UNMIK-ut dhe ato të EUELX-it, si dhe Tribunali i Hagës”, ka deklaruar Shala.

Edhe analisti tjetër politik Nexhmedin Spahiu ka bërë me dije për “Epokën e re” se Kosova duhet ta themelojë Gjykatën Speciale. Madje ai e ka vlerësuar si vetëvrasje kombëtare nëse Kosova nuk do ta themelojë këtë gjykatë.

“Nuk ka zgjidhje tjetër përveç të miratohen ndryshimet kushtetuese që do t’i hapin rrugë themelimit të Gjykatës Speciale. Për t’u bërë kjo mendoj se duhet të krijohet një qeveri gjithëpërfshirëse, ku do të përfshihen të gjitha partitë në Kuvendin e Kosovës dhe të krijohet numri i mjaftueshëm i votave për t’u miratuar këto ndryshime kushtetuese. Përndryshe, mosvotimin e kësaj gjykate do ta quaj vetëvrasje kombëtare”, është shprehur Spahiu.

Më Shumë

Protestuesit kërkuan dialog dhe rritje të pagave për së paku 30 për qind

Qindra protestues, kanë marrë pjesë në protestën e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit dhe Shkencës, e mbështetur nga sindikata tjera me rastin...

Arrestohen tre persona në Prizren për blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e narkotikëve

Tre person janë arrestuar në Prizren nën dyshimin se kanë kryer blerjen, posedimin dhe shpërndarjen e paautorizuar të narkotikëve. Pas një kontrolli në shtëpitë dhe...

Lajmet e Fundit