35 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Komuna e Malishevës mbështet edhe 30 bujq me shpërndarëse të plehut

Komuna e Malishevës, përmes Drejtorisë për Bujqësi, Blegtori dhe Zhvillim Rural, sot i ka shpërndarë edhe 30 shpërndarëse të plehut kimik, për 30 bujq.

Kjo përkrahje bëhet në kuadër të subvencionimit në bujqësi, përmes thirrjes publike për subvencionim me makineri bujqësore.

Gjatë shpërndarjes së tyre, ishin të pranishëm edhe nënkryetari i komunës së Malishevës, Hajdin Berisha dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Blegtori dhe Zhvillim Rural, Murat Hoxha, të cilët i kanë uruar përfituesit dhe kanë thënë se përkrahja e sektorit të bujqësisë do të jetë e vazhdueshme.

“Ti gëzoni këto makina, të cilat pa dyshim që do të ju shërbejnë në punën e juaj në punimin e tokës dhe që janë shumë të nevojshme për ju. Ndërsa komuna, gjithmonë do të mundohet që brenda mundësive ta përkrahë sektorin e bujqësisë, pasi investimi në bujqësi, do të thotë investim në zhvillim, sepse dega e bujqësisë është dega më e sigurt e zhvillimit ekonomik dhe mundësia më e mirë që kemi”, ka thënë nënkryetari Berisha, gjatë shpërndarjes së makinave shpërndarëse të plehut kimik.

Nga ana tjetër, drejtori për bujqësi, Murat Hoxha, pasi i ka uruar përfituesit, ka bërë me dij se edhe ky subvencionim, bëhet në kuadër të përkrahjes për bujqit vendas, sipas thirrjes publike për subvencionimin e bujqve dhe sipas tij, “ky nuk është projekti i vetëm dhe as i fundit, pasi përkrahja për bujqit, do të jetë e vazhdueshme”.

Më Shumë

AAK zyrtarizon Besnik Krasniqin si kandidat për kryetar të Prizrenit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Besnik Krasniqit për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen...

Dy aksidente brenda gjysmë ore në Prizren

Dy aksidente trafiku kanë ndodhur në dy vende të ndryshme në Prizren brenda gjysmë ore. “Kanë qenë dy aksidente rreth orës 16:00 dhe 16:30. Në...

Lajmet e Fundit