23.9 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Komuna e Prizrenit nënshkruan kontratë për rrënimin e objekteve pa leje

Komuna e Prizrenit duket se nuk do të rrijë duarkryq sa i përket ndërtimeve dhe punimeve pa leje, pasi për këtë qëllim, ka nënshkruar kontratë me kompaninë e cila pritet t’i kryej këto punë.

Më 1 mars 2022, Komuna e Prizrenit kishte shpallur tender, për rrënimin e ndërtimeve dhe punimeve tjera pa leje në territorin e komunës.Për këtë kontratë, është paraparë kohëzgjatje deri 36 muaj, dhe si dhe vlera e parashikuar e kontratës është gjithsej 390,000 euro.

Procedura e hapur, ishte lloji i procedurë së përdorur për këtë aktivitet të prokurimit, me kriter për dhënie të kontratës, çmimi më i ulët.

Sipas njoftimit për dhënie, nga tre tender të pranuar, vetëm një u vlerësua i përgjegjshëm, tenderi i kompanisë “EuroVia” ShPK, me çmim të peshuar 445.55 euro

.Nëpërmjet “e-prokurimi”, komuna bëri të ditur se ka nënshkruar kontratën me kompaninë e rekomanduar

Më Shumë

Queven Inacio largohet nga Ballkani

Ballkani ka konfirmuar se futbollisti Queven Inacio është larguar nga skuadra, derisa e ka falënderuar për kontributin dhe i ka uruar suksese në vazhdim...

Vazhdojnë besnikërinë te Liria: Elshani dhe Susuri qëndrojnë në Prizren

Dy nga lojtarët më të rëndësishëm të Lirisë së Prizrenit, Egzon Elshani dhe Xhevat Susuri, kanë rinovuar kontratat dhe do të jenë pjesë e...

Lajmet e Fundit