Vdes sportistja 22-vjeçare papritur

Një studente 22-vjeçare greke, Gjeorgjia Solanaki ka ndërruar jetë pas një ataku në zemër, për shkaqe që janë ende të panjohura.

Pas autopsisë, tashmë vëmendja do t’i kushtohet ekzaminimeve histologjike dhe toksikologjike për të përcaktuar shkaqet e sakta të vdekjes së vajzës. Nga autopsia ka rezultuar gjithashtu se ajo nuk rezulton të ketë pasur probleme shëndetësore.

E reja ishte studente e vitit të tretë në universitetin e sportit TEFAA Komotini.

Ajo ra pa ndjenja ndërsa ishte duke u strëvitur në stadiumin e shkollës së saj, ndërsa u gjet shumë vonë dhe nuk mundi të merrte nmdihmën e nevojshme për të mbijetuar.

Vlen të theksohet se 22-vjeçarja mbante një orë që regjistronte kohën dhe pulsin e saj dhe është objekt hetimi nga autoritetet, në përpjekje për të përcaktuar kohën dhe mbi të gjitha shkakun e vdekjes.

Më Shumë

Drini i Bardhë ruan boshtin e skuadrës, rinovon me tre futbollistë

Drini i Bardhë ka vazhduar me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Caner Gzimin, Orland Duhlakun dhe...

Aulon Shabani rinovon me Lirinë, firmos kontratë trevjeçare

Liria ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me mbrojtësin Aulon Shabani, i cili do të mbrojë ngjyrat e klubit edhe për tre vitet e ardhshme. Klubi...

Lajmet e Fundit