18.3 C
Prizren
E martë, 1 Korrik, 2025

Konjufca, opozitës: Çfarë Trusti, mos boni hajgare

Gjatë ditës së sotme është paraparë që Projektligji për Trustin të diskutohet dhe hidhet në votim në seancën plenare, por diçka e tillë nuk ka ndodhur.

Kjo ka ngjallë pakënaqësi tek opozita e cila ka kërkuar nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, që të diskutohet për këtë temë.

Konjufca, në replikën e tij drejtuar opozitës ka thënë duke qeshur se do ta ndërpresë seancën, duke shtuar se nuk ka Trust.

“Nëse nuk kalon as ligji tjetër a e ndërpresim seancën krejt se nuk ka kuptim kështu. Çfarë Trusti? Votoni për projektligje. Jo po e ndërpresë. S’ka Trust. Çfarë Trusti? Ose funksionon Kuvendi ose nuk funksionon. Çarë Trusti?. Po e ndërpresë vëlla, edhe ditën e mirë. Mos boni hajgare kështu. Ose qysh dua unë ose s’funksionon Kuvendi a, jo s’ka kështu”, i është drejtuar Konjufca, deputetëve të opozitës.

Më Shumë

Kuklibegu ndriçohet

Fshati Kuklibeg është bërë me ndriçim publik, si rezultat i përfundimit të një tjetër projekti nga Komuna e Dragashit. Lajmin e ka bërë të ditur...

67 aksidente trafiku, e mbi 2 mijë gjoba brenda 24-orëve

Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë...

Lajmet e Fundit