-0.7 C
Prizren
E enjte, 16 Janar, 2025

Kosova punon vetëm 44.8 % të tokës

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar rezultatet e anketës së ekonomive bujqësore për vitin 2019, ku thuhet se në Kosovë sipërfaqja e shfrytëzuar e tokës bujqësore ishte 420 141.05 hektarë, pjesa më e madhe u përket livadheve dhe kullosave me 51.9%; tokës së punueshme, ku arat marrin pjesë me 44.8%, kulturat shumëvjeçare pemët, vreshtat, fidanët me 3.0%; dhe kopshtet me 0.3%.

Sipas ASK-së, ky publikim ofron të dhëna për shfrytëzimin e tokës bujqësore, kulturat bujqësore, blegtorinë dhe produktet blegtorale, inputet bujqësore (plehrat minerale, organike, pesticidet), fuqinë punëtore në bujqësi dhe shpenzimet në ekonomitë bujqësore.

“Nga gjithsej tokë e punueshme – ara (188 364.69 ha), pjesa më e madhe është me drithëra 124 198.96 ha (65.9%); bimë foragjere me 37 496.72 ha (19.9%); perime gjithsej (në fushë të hapur, në serra dhe kopshte) janë 9 958.80 ha, prej të cilave perime në fushë të hapur dhe serra janë 8 836.68 ha (4.7%); patate 3 688.19 ha (2.0 %); bishtajore 2 997.00 ha (1.6%); bimë industriale 401.92 ha (0.2%); kultura të tjera 2 580.42 ha (1.4%) dhe tokë djerrinë 8 164.80 ha (4.3%). Sipërfaqe e ujitur, të paktën një herë gjatë periudhës referuese të anketës, është 31 899.99 ha. Kurse, gjithsej sipërfaqja e trajtuar me pesticide ishte 19 050.93 ha. Sipas rezultateve të AEB 2019, numri i gjedheve ishte 257 733 krerë; i deleve ishte 189 102 krerë; i dhive ishte 27 197 krerë; i derrave ishte 40 538 krerë; i njëthundrakëve (kuaj, mushka, gomarë) ishte 2 037 krerë; i shpezëve (pula, qura, rosa dhe pata) ishte 2 665 262 krerë; dhe gjithsej numri i koshereve të bletëve ishte 219 831. Përmes Anketës së Ekonomive Bujqësore janë grumbulluar të dhëna rreth punës në bujqësi, varësisht nga angazhimi i tyre në prodhim, me orar të plotë, të pjesshëm (herë pas here). Sipas AEB 2019, numri i përgjithshëm i personave të angazhuar në bujqësi në Kosovë ishte 270 181 persona. Kontributi i përgjithshëm i tyre në punën bujqësore ishte 82 656.98 Njësi të Punës Vjetore (NjPV) (ku 1 NjPV është e barabartë me 1 800 orë pune në vit /225 ditë pune/ nga tetë orë në ditë”, thuhet në komunikatë.

Metodologjia dhe standardet e aplikuara në AEB 2019 (përkufizimet – definicionet, pyetësori, dhe udhëzuesi), ASK thotë se janë të harmonizuara me rekomandimet e Eurostati.

Më Shumë

Vetëvendosje në Prizren: Mbështetja për Albin Kurtin është e jashtëzakonshme

Vetëvendosje në Prizren e ka cilësuar mbështetjen e prizrenasve si të jashtëzakonshme, jo vetëm për kandidatët për deputet, por edhe për kryeministrin Albin Kurti. "Kandidatët...

Vetëvendosje ndez entuziazmin në Atmaxhë të Prizrenit

Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën zgjedhore me banorët e fshatit Atmaxhë të Prizrenit. “Sonte në Atmaxhë të Prizrenit, entuziazmi dhe besimi për #Kurti3 u ndjenë...

Lajmet e Fundit