24.8 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Kosovë !

Kush fatin t’ënd e ndau nga e vërteta
Të mbërtheu rreth e rrotull me grila të hekurta

Në kurriz dhimbjen jashtënjerëzore e ke provuar
Para historisë përballë provimit të pamerituar

Ndonëse je shumë largë nga dielli i lartë
Para lirisë je vend i shenjtë e barabartë

Pasojat e liga s’ka kush që të t’i ndreq
Nga ata që fatin t’ënd e ndanë shumë keq

Derisa të mbushen mend e ta shohin njëri-tjetrin në sy
Të shkëputen nga rrjedhat e liga e të të ngrenë lartë ty

Ti vazhdon rrugëtimin me këngën e jetës në shpirt
E shtrëngon dhimbjen me dhëmbë e mbyt!

Më Shumë

Prof. Mehmet Topalli – Një jetë e tëra për gjuhën shqipe

Prof. Mehmet Topalli, magjistër i shkencave të filologjisë, ishte një ndër personalitetet më të çmuara të arsimit dhe kulturës shqiptare. Për dekada me radhë,...

Licenca A në duart e trajnerëve të rinj

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shpërndarë sot Licencat A UEFA për trajnerët që kanë përfunduar me sukses kursin e organizuar nga Departamenti i...

Lajmet e Fundit