Dragash: Arrestohen dy persona të dyshuar për trafikim me njerëz

Policia dje rreth orës 01:30, në Dragash, ka identifikuar dhe ndaluar një veturë me targa vendore, me ç’rast pas një procesi të verifikimit dhe kontrollit në bashkëpunim me zyrtarë të drejtorisë së antitrafikimit me njerëz janë arrestuar dy persona nën dyshimin për “trafikim me njerëz”, si dhe janë identifikuar tri viktima të trafikimit shqiptare .

Personat e dyshuar janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit kompetent ndalohen për 48 orë.

Viktimat janë derguar për egzaminim mjeksor dhe janë ndermarr veprimet për strehimin e tyre sipas procedurave të parapara për raste të tilla.

Më Shumë

I thyhet xhami dhe i vihet zjarri, digjet një lokal në Prizren

Një lokal mobilierie në Prizren është përfshirë nga zjarri, ndërsa Policia dyshon se rasti është shkaktuar qëllimisht nga persona të panjohur. Sipas raportit policor, ankuesi...

Sulmoi fizikisht vajzën e tij, arrestohet i dyshuari në Malishevë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Malishevë për dhunë në familje. Rasti ka ndodhur të mërkurën. “Malishevë 20.05.2026, NN....

Lajmet e Fundit