2.8 C
Prizren
E mërkurë, 25 Dhjetor, 2024

KQZ dhe MD nënshkruan memorandum për të votuar të burgosurit

BurguKomisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, me qëllim të lehtësimit të procedurave për votim për të gjithë ata persona me të drejtë vote që gjenden në shërbimin korrektues të Kosovës. Momentalisht janë 1 mijë e 800 persona të paraburgosur dhe burgosur që kanë të drejtë vote.

Ashtu si parashihet me ligjin për zgjedhjet lokale dhe të përgjithshme në Republikën e Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nënshkroi marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë, për lehtësimin e procedurave për votim të të gjithë atyre personave të paraburgosur dhe burgosur. Kryetarja e KQZ Valdete Daka, falënderoi Ministrinë e Drejtësisë për këtë bashkëpunim.

“Në kuadër të ligjit për zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale është mundësuar të gjithë atyre personave që janë me nevoja të veçanta dhe kushte të veçanta që ta ushtrojnë ë të drejtën e tyre, që të votojnë dhe në këtë rast kemi të bëjmë me të burgosurit dhe të paraburgosurit që do të mundësohet dhe do të ju plotësohen të gjitha kushtet që ta ushtrojnë këtë të drejtë që të votojnë gjë që ju garantohet edhe me Kushtetutë edhe me Ligjin për zgjedhjet e përgjithshme”, theksoi ajo, transmeton RTK.

Ndërsa Ministri I Drejtësisë Hajredin Kui tha se është mirë që të respektohen të drejtat e gjithë qytetarëve për ta ushtruar të drejtën për vote.

“Unë premtojë që Ministria e drejtësisë do të ofrojë të gjitha të dhënat për të gjithë të burgosurit dhe të paraburgosurit me kohë. Natyrisht se do të krijuojë edhe kushte adekuate që ata të votojnë në mënyrë të ligjshme, demokratike në mënyrë sekrete dhe gjithmonë duke respektuar të drejtën e tyre si qytetarë të republikës së Kosovës që të marrin pjesë në vendimmarrje për të ardhmen e tyre qoftë në nivelin lokal apo qendror”, tha ai.

Në Kosovë janë afro 1 mijë e 800 persona në qendër të paraburgimit apo te burgimit të Shërbimit Korrektues të Kosovës të cilët do të votojnë në ditën e zgjedhjeve me 3 nëntor.

Më Shumë

Besëlidhja fiton ndaj Bashkimit

Besëlidhja ka shënuar fitore ndaj Bashkimit me rezultat 81:77 (19:20, 29:15, 19:19, 14:23), në javën e parë të Ligës Unike. Më të mirët te vendasit...

Edhe Kosova ndalon mandarinat nga Shqipëria

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka thënë se po e monitoron situatën pasi Sistemi Evropian i sigurisë ushqimore ka ngritur alarm për ngarkesat me...

Lajmet e Fundit