25.6 C
Prizren
E premte, 11 Korrik, 2025

Kritikat e Mirsad Çollakut

Për ngjarjet dhe incidentet e djeshme në Podujevë ku është zhvilluar ndeshja çerekfinale e Dixhitalb Kupës së Kosovës në futboll ndërmjet Llapit vendas dhe Lirisë së Prizrenit, të enjten në TV Prizren, ka folur kryetari i klubit prizrenas, Mirsad Çollaku. Dje në stadiumin “ Zahir Pajaziti” në Podujevë , janë shënuar incidente dhe mjaft tensione në ndeshjen Llapi- Liria, të cilën vendasit e fituan pas lojës shtesë me rezultat 4:3 ( 3:3).

Kryetari i klubit Liria, Mirsad Çollaku, tha se rezultati u vendos në favor të vendasve nga padrejtësitë që iu bënë skuadrës sonë nga referi i këtij takimi.

Ai për këtë çështje thotë se gjithçka ka rrjedhur në regji të arbitrit, Besnik Batalli, i cili ka ndikuar në rezultatin e ndeshjes në favor të vendasve, duke ndëshkuar me karton të kuq lojtarë prizrenas, dhe duke pranuar gola të parregullt të llapjanëve.

Kryetari Çollaku, përveç kritikave për referim tendencioz, u shpreh i pakënaqur edhe me mikpritjen e drejtuesve dhe shikuesve të skuadrës llapjane.

Kryetari i klubit prizrenas,Mirsad Çollaku, tha se më së shumti nga kjo ngjarje është dëmtuar futbolli, ndërsa shtoi se nuk na duhen 200 mijë euro sa merr fituesi i garës më masovike të futbollit në Kosovë, nëse rrezikohet jeta e ndonjë të riu qoftë si lojtarë apo edhe shikues në tribuna.
Ai në fund shpehu besimin se organet përkatëse të FFK-së do të merren me këto shqetësime të drejtuesve të skuadrës prizrenase, dhe në radhë të parë të vihen në mbrojtje të futbollit dhe jetës së futbollistëve si dhe të gjithë akterëve tjerë që janë pjesë e ngjarjeve të këtilla sportive

Më Shumë

Postoi fotografi me pistoletë, arrestohet i mituri në Malishevë

Në fshatin Carallukë të Malishevës është arrestuar një i mitur, pasi që në rrjete sociale kishte postuar foto me pistoletë. https://prizrenpress.com/418464-2ht/ Siç thuhet në raportin 24-orësh...

Gjen granatë dore në oborrin e shtëpisë në Rahovec, ndërhyn policia dhe FSK

Një mjet i dyshimtë i pashpërthyer është gjetur në rrugën “Bejtullah Haxhiu” në Rahovec, gjatë punimeve me ekskavator në oborrin e një shtëpie private. Ankuesi,...

Lajmet e Fundit