19.3 C
Prizren
E premte, 4 Korrik, 2025

Kryeministri italian përzien vaksinat, merr dozën e “Pfizer”, pas asaj të “AstraZeneca

Kryeministri italian, Mario Draghi, ka marrë dozën e dytë të vaksinës kundër koronavirusit, por ndryshe nga e para.

73 vjeçari në dozën e parë ishte vaksinuar me AstraZeneca, por të dytën e mori Pfizer-BioNTech. Të njëjtën gjë ka bërë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, e cila ka marrë vaksina të ndryshme.

Javën e kaluar, Draghi mbështeti përdorimin e kombinuar të vaksinave COVID-19. Sipas tij, pas dozës së parë, ai zhvilloi një numër të ulët të antitrupave, kështu që u këshillua të përdorë një vaksinë tjetër si dozë të dytë.

 

Më Shumë

Latifi: Politika e Vetëvendosjes bazohet në inate, me çdo kusht po do ta mbajë pushtetin

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka adresuar një varg kritikash në drejtim të Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.   Konkretisht, ai...

Këndellja apo humbja në thellësinë e shkretirës

Nue Oroshi Këndellja shpeshherë ndahet në dy pjesë: në kthjellimin për të ardhmen dhe ndërtimin e perspektivës apo në humbjen në thellësinë e shkretirës dhe...

Lajmet e Fundit