Kryeziu: PDK-ja qeverisi keq në Malishevë

EqremKryeziu-MalisheveDega e Lidhjes Demokratike të Kosovës e Malishevës organizoi një takim me qytetarët e fshatit Pagarushë. I pranishëm ishte edhe anëtari i Kryesisë qendrore të LDK-së, Eqrem Kryeziu.

Kryetari i Degës së LDK-së në Malishevë, Januz Kastrati, theksoi se tashmë të gjithë qytetarët e Malishevës e kanë kuptuar se LDK-ja dhe kandidati i saj është alternativa më e mirë për ta qeverisur Malishevën.

Ndërsa, anëtari i Kyesisë Qendrore, Eqrem Kryeziu tha se qytetarët e Malishevës e provuan qeverisjen e keqe të PDK-së, e cila i dëmtoi shumë në të gjitha poret e jetës. “Prandaj duhet votuar LDK-në dhe kandidatin e saj, Salih Morina, në mënyrë që kësaj komune t’i rikthehet dinjiteti i humbur”.

Në fund, fjalën e mori kandidati për kryetar komune, Salih Morina, i cili paraqiti para qytetarëve të fshatit Pagarushë platformën e tij qeverisëse, e cila do të jetë në dobi të avancimit dhe zhvillimit ekonomik, infrastrukturës, arsimit etj.

Morina u shpreh i bindur se këto zgjedhje do t’i fitojë LDK-ja në Malishevë, pasi ajo është parti e vlerave, është parti e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.

Ai u premtoi qytetarëve të Pagarushës se të gjitha kërkesat dhe nevojat e tyre, si: kanalizimi, ujësjellësi, trotuaret etj., do të realizohen gjatë mandatit të tij qeverisës./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Komuna e Suharekës vazhdon dëgjimet publike për buxhetin 2027-2029

Komuna e Suharekës ka vazhduar mbajtjen e dëgjimeve publike me banorë të disa fshatrave në kuadër të përgatitjes së Kornizës Afatmesme të Buxhetit (KAB)...

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Martohet Blerando

Lajmet e Fundit