22.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

VV-ja bëri prezantimin e kandidatëve, për zgjedhjet e 3 nëntorit

AlbinKurti-prezantimiLëvizja Vetëvendosje! bëri prezantimin e 881 kandidatëve të saj për Kuvendet Komunale, si dhe 28 kandidatëve për Kryetarë Komunash, në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Prezantimin, ku ishin të pranishëm të gjithë kandidatët dhe shumë të ftuar e hapi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti.

Kryetari VV-së, Albin Kurti tha se përgjatë tetë viteve Lëvizja Vetëvendosje! përgjithësisht është rritur për dy arsye kryesore. “Rritja e Lëvizjes Vetëvendosje! është e dyfishtë. Jemi rritur në numra të anëtarëve dhe përkrahësve, pra jemi rritur si organizatë. Dhe, jemi rritur politikisht e intelektualisht, duke e avancuar Manifestin në Program Politik dhe tash së fundi edhe në Alternativë Qeverisëse”, tha Kurti, duke shtuar, ai tha se Kosova e shpallur si shtet multietnik, që në vend të integritetit territorial po federalizohet në territore etnike, edhe komuna si nocion është e gjymtuar. “Nuk është e rastësishme që entiteti i Serbisë në Kosovë po quhet Asociacion a Bashkësi e komunave me shumicë serbe. Në vend se të kemi bashkësi të qytetarëve brenda komunave po sajohet Bashkësia e komunave që i ndajnë njerëzit mbi baza etnike dhe privilegjojnë njërën përkatësi. Ashtu qysh Republika e Dytë e Kosovës që u shpall me 17 shkurt të vitit 2008 doli të jetë Republikë e pakicës dhe jo Republikë e shumicës, njësoj, komuna aktuale në Kosovë është komunë e pakicës. Në pakicën e privilegjuar të Republikës së Dytë bëjnë pjesë kriminelët serbë nga veriu, qeveritarët e korruptuar në Prishtinë dhe burokratët ndërkombëtarë.Në pakicën e privilegjuar të komunës bëjnë pjesë kryetari me farefis, miqtë biznesmenë të partisë së tij dhe ndërtuesit ilegalë”, potencoi Kurti.

Sipas tij, Komuna është marrëdhënia e afërt e qytetarëve, interesi dhe përgjegjësia e përbashkët. Komuna është intersubjektiviteti i institucionalizuar i qytetarëve. Komuna nuk privilegjon dhe komuna nuk diskriminon prandaj, quhet komunë dhe është komunë. Ai tha se sot komuna është e tjetërsuar. Si territor, si hapësirë, si pushtet dhe si administratë. “Komunën e kanë lidhur pas interesit privat dhe politikës e administratës së korruptuar. Hapësirën publike na e kanë kthyer kundër si të privatizuar, interesin publik na e ndërmjetësojnë përmes përfitimeve private. Pushteti ka marrë karakterin privat që ka krijuar lidhjet e veta tregtare me qytetarët. “Kjo na kthen të gjithëve nga qytetarë në klientë, nga përfitues të shërbimeve në shërbyes të pushtetarëve”, u shpreh Kurti.

Kurti tha se me qeverisjen e Vetëvendosje!-s nëpër komuna nuk do të kemi garë shkatërruese midis komunave por bashkëpunim të tyre. Dhe, kurrsesi nuk do të kemi nënshtrim ndaj politikave qeveritare të paligjshme apo tekeve të pushtetit qendror. “Me fitoren tonë në zgjedhjet lokale i hapet rruga fitores sonë në zgjedhjet e përgjithshme, të cilat më së largu mbahen në vitin e ardhshëm. Kështu, ndërrimi i pushtetit qendror do të nis prej poshtë lart, ashtu siç e ka kahjen vetë demokracia. Komuna është pasqyra ku shikohet qytetari. Te komuna qytetari gjen arkivën e qytetarëve dhe dëshirat e shndërruara në plane. Kryetarët tonë të komunave dhe asamblistët tonë komunalë do të jenë qytetarë aktivë dhe aktivistë qytetarë. Me shembullin e tyre ne do ta dëshmojnë veten dhe do ta garantojnë qytetarin”, purfundoi Albin Kurti./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Bayern Munichu me kërkesë të fundit për Alphonso Davies

Tani ose kurrë. Siç thuhet në Gjermani, Bayern Munich i ka dhënë Alphonso Davies një javë kohë për të marrë një vendim për të...

Robin Krasniqi rikthehet në ring me 4 maj

Boksieri Robin Krasniqi ka bërë të ditur se lufta e tij e ardhshme do të jetë me 4 maj 2024. Ai ka thënë se kundërshtari...

Lajmet e Fundit