8.4 C
Prizren
E mërkurë, 19 Nëntor, 2025

LDK-ja në Prizren, uron besimtarët islam Fitër Bajramin

LDK-logo5-23Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dega në Prizren, të gjithë besimtarëve islam i uron Fitër Bajramin.

“Besimi tek Zoti është një forcë e madhe, e jashtëzakonshme e njeriut, përbën një forcë të pashtershme shpirtërore të përkushtimit të tij për veten, për familjen, për vendin, për shoqërinë.

Ne jemi të bindur në një vlerë të madhe historike që e karakterizon popullin tonë, dhe në ketë vlerë qëndron edhe mesazhi më i shkëlqyer që shqiptarët përcjellin tek kombet e tjera. Në historinë e shqiptarëve, besimet fetare nuk kanë qenë asnjëherë shkak konfliktesh, luftërash apo përballjesh politike.

Urojmë që Fiter Bajrami të sjell më shumë begati, dhe solidaritet në mes nesh”, thuhet në urimin e LDK-së.

Më Shumë

Po ndërtohet tregu i gjelbër dhe parkingu nëntokësor pranë Gjimnazit “Gjon Buzuku” në Prizren

Në Prizren kanë nisur punimet intensive për ndërtimin e Tregut të Gjelbër dhe parkingut nëntokësor, projekt ky që pritet të ndryshojë dukshëm infrastrukturën pranë...

“Shqipet” në Strasburg, kërkojnë drejtësi për çlirimtarët

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot në Strasburg të Francës, do të zhvillojnë protestën e katërt me radhë, për të shprehur pakënaqësinë ndaj...

Lajmet e Fundit