22.4 C
Prizren
E shtunë, 12 Korrik, 2025

LDK-ja nuk ka vota për PAN-in

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, i ka quajtur spekulime deklarimet se dy-tre deputetë të kësaj partie do të votojnë pro qeverisë Haradinaj.

Ai ka thënë se LDK-ja nuk ka vota për koalicionin PAN. Në një intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Haziri ka pohuar se, pavarësisht prej mospajtimeve të mëhershme, janë duke u angazhuar për të hapur një kaptinë të re të bashkëpunimit me Lëvizjen Vetëvendosje!

Ai ka theksuar se koalicioni LAA dhe LV-ja e përfaqësojnë shumicën politike shqiptare (61 vota) dhe mund t’i formojnë institucionet e reja. Haziri ka përjashtuar çdo mundësi që partnerët e tyre, AKR-ja dhe Alternativa, ta tradhtojnë LDK-në dhe t’i bashkohen PAN-it.

Më Shumë

Komuna e Prizrenit mbështet edicionin e katërt të Shkollës Verore Ndërkombëtare

Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren ka bërë të ditur se Komuna e Prizrenit do të jetë bashkëfinancuese e edicionit të katërt të Shkollës Verore...

Përfshihet nga zjarri një shtëpi në Malishevë

Një shtëpi është përfshirë nga zjarri në Malishevë. Rastin në polici e ka raportuar pronari i shtëpisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse,...

Lajmet e Fundit