Leclerc: Ferrari duket se ka prekur fundin

Gara e Belgjikës në Formula 1 konfirmoi plotësisht një sezon plot probleme për Ferrarin, madje edhe pilotët deklarojnë se kjo skuderi ka prekur fundin, me Charles Leclerc dhe Sebastian Vettel që u klasifikuan në vendet 13 dhe 14 në përfundim të garës së SPA.

Të dy pilotët mbeten jashtë zonës së pikëve, një makinë e avashtë, që nuk është në gjendje të duelojë edhe me skuderitë e dorës së dytë e jo më për t’u ngjitur në podium, pasi për të fituar as që bëhet fjalë.

“Nuk është një situatë e lehtë. Nuk di çfarë të them. Kjo që ndodhi është diçka e shëmtuar, duhet të reagojmë, të bëjmë diçka. U përpoqa të bëj maksimumin, por ishte e pamundur të ecje më shpejt se kaq. Nuk isha në gjendje të parakaloja. E shoh të vështirë situatën, kemi prekur fundin”, – tha Leclerc.

Ferrari pop ret që ky sezon të mbyllet sa më shpejt, për të bërë ndryshimet e duhura në vitin e ardhshëm. Gara e radhës do të jetë në Itali (Monza), e konsideruar si e shtëpisë për Ferrarin, tifozët shpresojnë në një mrekulli.

Më Shumë

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Prizren: Vdes një person në Emergjencë, rasti në hetime

Një person ka vdekur në Emergjencën e Prizrenit gjatë ditës së djeshme, pasi është sjellë në gjendje të rënduar shëndetësore. Sipas raportit 24-orësh të Policisë,...

Lajmet e Fundit