10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Legjendat për gurët e Pashtrikut dhe magjinë e shërimit

Banorët besojnë se gurët e Pashtrikut shërojnë sterilitetin femëror e mashkullor

Prof.dr. Nexhat Çoçaj shprehet për gazetën se në malin Pashtrik ekziston një gur, që ka formën e kasolles me dy hyrje, për të cilin hasjanët besojnë se është vend i shenjtë, dhe që besojnë se ai gur është edhe si vendshërim i grave sterile

Vendbesimi dhe pelegrinazhi në kërkim të gjetjes së qetësisë shpirtërore dhe të një fati më të mirë për trashëgimtar është guri i Pashtrikut. Nuri Përvizaj tregon për “Kosova Sot” se banorët e fshatrave të Hasit shprehet se vizita e këtij guri nga banorët në të kaluarën ka qenë shumë e shprehur, por vizita të tilla ka edhe sot e kësaj dite. Ai shton se një varg ritesh e besimesh të veçanta për gurin vazhdojnë të ruhen edhe tutje.

“Në bazë të të dhënave, të mbledhura nga terreni, del se nga banorët hasjanë e në veçanti bota femërore, ka shumë adhurime për gurë të veçantë, mbi të cilët, apo në afërsi të së cilëve bëhen edhe rite, lutje, falje e gjëra të tilla. Gurët, për të cilët ekzistojnë edhe sot gjurmë të dukshme të riteve janë gurë të formave e të madhësive të ndryshme, që mund të jenë gurë të lëvizshëm, që gjinden kudo në tokë, por edhe që e kanë bazën në thellësi të tokës, apo edhe ndodh që të jenë gurë shkëmborë”, shprehet ai.

“Muranat”, në shenjë respekti për njerëzit, që kanë vdekur në forma të ndryshme

Përvizaj, duke marrë parasysh pozitën gjeografike të fshatrave të Hasit, shprehet se pjesa më e madhe e këtyre fshatrave është e ngulitur në hapësirat gurore e vende – vende edhe në ato shkëmbore, që na lë për të kuptuar se guri, që në çdo anë e rrethon fshatin, familjen, njeriun që jeton në atë mjedis dhe që doemos ka qenë burim ushqyes i kultit të gurit. “Janë të pakta ato vendbanime të Hasit, që nuk rrethohen me gurë dhe në ato raste besimet në gurë e në shpella janë bartur nga gjinia femërore, pra nga gratë, që kanë ardhur nga vendbanimet e rrethuara me gurë. Në këtë mënyrë, besimi në gurë është i shprehur në përgjithësi, ku më shumë e ku më pak”, shprehet ai. Bri rrugëve, që lidhin fshatrat e Hasit, në majë të maleve, në qafëmale, vërehen në disa raste grumbuj gurësh dhe varësisht prej formës ata quhen gurë të shenjtë, varr i shenjtë, rreth i shenjtë etj./Kosova Sot/

Më Shumë

Vdekja e punëtorit në Prizren, Inspektorati i Punës: Subjektit biznesor ia ndaluam punimet, por nuk respektuan vendimin

Një 34-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e lëndimeve të marra gjatë punimeve në një ndërtesë në lagjen “Bajram Curri” në Prizren. Për këtë ka...

Gjendet shëndoshë e mirë Suela Krasniqi nga Prizreni, e raportuar e zhdukur më 31 tetor

Është gjetur shëndoshë e mirë 15-vjeçarja Suela Krasniqi, e cila ishte raportuar e zhdukur më 31 tetor në Prizren. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i...

Lajmet e Fundit