18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Leonora rrëmben çmimin e parë, gati për albumin e ri

Leonora JakupiKëngëtarja drenicase e cila njihet me bukurinë e saj përrallore dhe shumë kush u quan mbretëreshë e bukurisë, Leonora Jakupi, ka fituar çmimin kryesor në VideoFestin muzikor 2014. Ajo në një intervistë për gazetën Tribuna ka treguar entuziazmin e saj për këtë çmim si dhe ka shpalosur detaje tjera rreth angazhimeve aktuale të saj

E bukur dhe sharmante u duk të premten mbrëma në festivalin StarCard VideoFesti Muzikor Leonora Jakupi. Ajo në tepihun e kuq parakaloi me nënën e saj, e sharmi i saj bëri që adhuruesit e saj të kalojnë policinë e përqafojnë atë. Leonora në SVFM ishte e nominuar në disa kategori e në fund ajo mori çmimin kryesor. E kur doli në skenë ta marrë këtë çmim ajo filloi të qajë nga emocionet duke u shprehur shumë e lumtur. Ajo falënderoi të gjithë bashkëpunëtorët e saj e këtë çmim Leonora ia dedikoi babit të saj i cili nuk jeton më.

Këtë vit ajo feston 20-vjetorin e karrierës se saj e ky çmim është dhuratë e madhe për të për këtë 20-vjetor siç u shpreh ajo. Në një intervistë për gazetën Tribuna, ajo ka treguar se sa e lumtur është për këtë çmim. “Jam e lumtur, sinqerisht shumë e lumtur për veten, për bashkëpunëtorët e mi, autorët e tekstit produksionin, për Max Pruduction për miqtë e mi, Valdrinin, Sellmën dhe Kacin të cilët janë të pandashëm dhe të pakursyeshëm për të gjitha projektet e mia. Jam e lumtur për të gjithë adhuruesit e mi për faktin që ata e kanë pëlqyer dhe kanë dëshiruar që kjo këngë të jetë fituese” është shprehur Leonora. E ky çmim nuk ishte i vetmi që mori ajo, Leonora e fitoi edhe çmimin në kategorinë “ Baladës më të mirë”.

Gati për albumin e ri

E përveç angazhimeve që ka pasur rreth realizimit të projektit që e publikoi para disa ditësh në bashkëpunim më reperin Geti, ajo sjellë edhe një bashkëpunim tjetër të cilën e ka realizuar bashkë me këngëtarin Neki Emra. “Kam bërë një duet me Neki Emrën, këngë e cila do të realizohet bashkë me videoklip” tregon Leonora.

E manisë së albumeve po u bashkohet edhe Leonora e cila tregon që është në përgatitje të këngëve të reja të cilat do të jenë pjesë e albumit që do ta lansojë këtë vit “Jam duke realizuar disa këngë të reja të cilat do të jenë pjesë e albumit të radhës” është shprehur këngëtarja. E mbrëmjet muzikore asaj po i ecin shumë mirë “Mbrëmjet muzikore po ecin shumë mirë, tani do të filloj të merrem më seriozisht me mbrëmjet pasi që isha e zënë duke u marrë me këto dy videoklipet” thekson Leonora.

Më Shumë

“Ec për qytetin” – nismë e re e buxhetimit me pjesëmarrje në Komunën e Rahovecit, takimi me qytetarët më 30 korrik

“Ec për qytetin”  është nisma  më e re për t’i përfshirë sa më shumë dhe drejtpërdrejt qytetarët e komunës së Rahovecit në procesin e...

U nderua Dr. Vlora Ukimeri

Spitali i Përgjithshëm “Prim.Dr.Daut Mustafa”në Prizren, të mërkurën, ka mbajtur akademi përkujtimore për të nderuar jetën dhe veprën e dr. Vlora Ukimeri, neonatologe. Akademia përkujtimore...

Lajmet e Fundit