Limaj: Koalicioni PDK-LDK, dështimi i Kosovës

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj ka thënë se Kosova është në një gjendje tepër të rëndë, pasi të gjitha institucionet e pavarura janë në kolaps.
Ai tha për ‘Epokën e re’ se kjo situatë tregon për nevojën e domosdoshme që të fuqizohen alternativat e reja politike.

Limaj e ka quajtur dështim për Kosovën krijimin e koalicionit PDK-LDK.

Duke folur për themelimin e Gjykatës Speciale, ai ka thënë se debati për këtë gjykatë është tepër sipërfaqësor dhe joserioz.
Në këtë kontekst, Limaj i ka ftuar deputetët e Kuvendit të Kosovës të jenë në krye të detyrës dhe mos të votojnë për kufizimin e sovranitetit.

Më Shumë

Policia në Prizren apelon për kujdes nga SMS-të mashtruese në emër të bankave

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren ka ngritur shqetësimin për rritjen e rasteve të mashtrimeve përmes SMS-ve, duke apeluar tek qytetarët që të tregojnë...

Samadrexha fiton finalen e tretë, kthehet në garë për titull

Samadrexha e ka fituar finalen e tretë të plejofit dhe është kthyer në garë për titull të kampionit në Superligën e Kosovës në hendboll...

Lajmet e Fundit