6.4 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Hyseni për herë të gjashtë rrëmben çmimin ‘Ylli i javës’

Federata e Futbollit e Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall vazhdojnë ndarjen e çmimit “Ylli i javës”. Ky çmim për javën e 32-të në Albi Mall Superligë i ka takuar futbollistit të KF Llapi, Muhamet Hyseni. Kjo është hera e gjashtë në këtë edicion që ai kurorëzohet me këtë çmim.

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i veteranëve të futbollit në përbërje: Blerim Havolli, Lulzim Rrmoku dhe Agim Xhakolli.

Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i javës” për xhiron e 32-të t’i takojë Muhamet Hysenit pasi ai realizoi dy gola dhe një asistim, duke qenë më meritori që Llapi fitoi ndaj Feronikelit 74 (3:2) dhe mbeti në garë për titull.

Pasi mori këtë çmim Hyseni u shpreh i lumtur që sërish u vlerësua si më i miri i javës.

“I lumtur për çmimin ‘Ylli i javës’ i cili është i gjashti për mua. Ky çmim padyshim është motiv shtesë për punë, fitore e çmime të radhës! Këtë çmim e ndaj me të gjithë bashkëlojtarët. Pa bashkëpunimin dhe ndihmën e tyre do të ishte vështirë të shënoja dhe golat e mi të ishin përcaktues në fitoret e skuadrës! Patjetër meritë e suksesit tim dhe e skuadrës është stafi i trajnerëve që po bëjnë punë shumë profesionale, punë e cila dëshmohet me fitoret në vazhdimësi. Besoj se ky është vetëm fillimi i një rrugëtimi të suksesshëm për mua dhe për KF Llapin”, ka thënë Hyseni.

Më Shumë

Rahoveci ndan 243 mijë euro për kulturë, rini dhe sport – përfitojnë 34 OJQ

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, i shoqëruar nga drejtori i Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Atdhe Rama, ka nënshkruar kontratat me...

Totaj akuzon Kurtin se po “paralizon” Prizrenin: Na janë marrë rreth 14 milionë euro

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se me veprimet e saj po ndikon në “falimentimin dhe defunksionalizimin” e komunave, duke...

Kohë lufte

Lajmet e Fundit