27.5 C
Prizren
E shtunë, 5 Korrik, 2025

Limaj e Krasniqi janë të mirëpritur në PDK

Kadri VeseliZëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë që do të transmetohet sonte në orën 20:45 në Zonën e Debatit, në Klan Kosova, ka thënë se puna e tij në parti do të bazohet në logjikën e integrimeve dhe jo të përjashtimeve.

Kështu, ai ka komentuar situatën e fundit brenda PDK’së dhe paralajmërimet për mundësinë e formimit të një partie të re nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

“Unë besoj në pjekurinë e tyre. Unë besoj në maturinë e tyre serioze, në vendimin e tyre dhe gjykimin e tyre të cilin do ta kenë konform interesit të atyre njerëzve të cilët ju kanë besuar për 14 vjet, të cilët nuk ju kanë ndarë asnjëherë për 14 vjet, të cilët asnjëherë nuk kanë përfituar për 14 vjet”.

“Kemi të bëjmë për një situatë që ka qenë pa ardhur unë në PDK, dhe e cila besoj se mund të tejkalohet shumë lehtësisht”.

“Ka më shumë gjëra të cilat na bashkojnë sesa që na ndajnë. Në këtë kontekst e kam parasysh edhe raportim tim me z. Limajn edhe z. Krasniqi, edhe raportin e z.Thaçi me z. Limaj dhe z. Krasniqi”.

“Nuk besoj se ka arsye për ndarje. Besoj se ka shumë më shumë arsye të fokusohemi në çështjet që janë më madhore, të cilat kanë të bëjnë me një interes të atyre njerëzve që vërtet na kanë besuar dhe na besojnë. Sot ata nuk duan ndarje, por duan afrim”.

“Unë do të angazhohem dhe do të përkushtohem për logjikën e integrimeve, përderisa jam në PDK, e nuk do të angazhohem për logjikën e përjashtimeve”.

“Unë besoj se z. Krasniqi dhe z. Limaj do të jenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, do ta kenë përkrahjen time të vazhdueshme, për arse se ata kanë qenë në PDK pa qenë unë”.

“Kjo vlen edhe për z. Limaj edhe për z. Krasniqi, të cilët besoj se shumë më shumë mund të japin kontributin në PDK. Ata janë të mirëpritur në PDK.”

Kadri Veseli, në vijim të intervistës së tij për Zonën e Debatit, në Klan Kosova, thotë se nuk është asgjë befasuese një takim i mundshëm i përfolur mes Thaçit dhe Limajt.

“Qëndrimi im personal human dhe në të njëjtën kohë qëndrimi im zyrtar e politik, si Zëvendëskryetar i PDK’së, ku edhe z. Limaj dhe z. Krasniqi janë të përfshirë në organet e Kryesisë, është që ata të jenë aty për të mirën e votuesve të Partisë Demokratike të Kosovës, jo për të mirën e z. Veseli e z. Thaçi, por për të mirën e votuesve, strukturave të partisë, në mënyrën e zhvillimit të konceptit për të ardhmen e vendit”.

“Z. Krasniqi dhe z.Limaj kanë vend në Partinë Demokratike të Kosovës, por edhe një herë duhet ta kuptojmë se PDK nuk është parti e individëve, as e z. Thaçi, as e z.Veseli”.

Më Shumë

Latifi: Politika e Vetëvendosjes bazohet në inate, me çdo kusht po do ta mbajë pushtetin

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka adresuar një varg kritikash në drejtim të Qeverisë në detyrë të udhëhequr nga Albin Kurti.   Konkretisht, ai...

Licenca A në duart e trajnerëve të rinj

Kryetari i FFK-së, Agim Ademi ka shpërndarë sot Licencat A UEFA për trajnerët që kanë përfunduar me sukses kursin e organizuar nga Departamenti i...

Lajmet e Fundit