12.8 C
Prizren
E shtunë, 2 Nëntor, 2024

Mustafa: Hoxhaj është gënjeshtar dhe s’?ka integritet personal

Isa Mustafa LDKIsa Mustafa e ka quajtur Enver Hoxhajn gënjeshtar dhe njeri pa integritet personal. Këtë reagim, Lideri i LDK’së e ka bërë pasi Ministri i Jashtëm një ditë më parë tha se LDK duhet të mbajë premtimin që ua kishte dhënë minoriteteve për vazhdimin e vendeve të rezervuara në Parlament.

Isa Mustafa ka lëshuar një reagim të gjatë ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili deklaroi një ditë më parë se LDK kishte dhënë premtime minoriteteve për vazhdimin e mandateve të rezervuara në Parlament.

Por, Mustafa ka thënë se Enver Hoxhaj po gënjen dhe se asnjëherë s’ka dhënë premtime të tilla.

“Ai mbrëmë në një emision të KTV-së qart gënjeu opinionin, dhe mua më vjen keq që një Ministër i Punëve të Jashtme tregon se nuk ka kredibilitet personal. Në të gjitha rastet qëndrimi im ka qenë që LDK është e rezervuar ndaj mundësisë së zgjatjes së këtyre vendeve në të ardhmen, se LDK mendon se është përmbushur obligimi kushtetues sipas Pakos së Ahtisarit dhe se ne nuk mund ta japim pëlqimin pa një diskutim të gjërë dhe pa pajtimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mustafa, në një reagim në Facebook.

”Në asnjë rast unë nuk kam premtuar se LDK përkrah vendet e rezervuara. Z. Hoxhaj nuk ka marrë pjesë në takimet e liderëve lidhur me reformën zgjedhore, në të cilat disa herë është hapur tema e vendeve të rezervuara”, ka shtuar ai.

Mustafa ka shkruar se as deklaratat e Nenad Rashicit nuk janë tëvërteta se LDK ka dhënë premtime për vazhdimin e mandateve të rezervuara për pakicat.

”Po ashtu theksoj se edhe pohimet e Ministrit Nenad Rashiq për premtimet e LDK-së janë të pavërteta. As z. Rashiq nuk ka marrë pjesë në takimet tona, sepse në kohën kur mbaheshin takimet ky ishte nën ombrellën e z. Slloobodan Petroviq”, ka shtuar ai.

Mustafa ka komentuar edhe deklaratën e Hoxhajt, i cili e cilësoi Mustafën si humbësinë më të madh të zgjedhjeve lokale.

Humbësi i garës në Prishtinë, Isa Mustafa ka përmendur komunat tjera që i ka fituar LDK.

”Sai i përket asaj se kusht humbi dhe kush fitoi në këto zgjedhje, për çfarë Ministri Hoxhaj e adresoi humbjen te unë dhe LDK, e përkujtoj atë se në këto zgjedhje partia e tij mbeti vetëm me Prizrenin dhe disa komuna të vogla, duke ia dorëzuar Gjilanin, Ferizajin, Lipjanin e Vitinë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Mitrovicën AKR-së dhe LDK-së. Në këto zgjedhje LDK u rrit për rreth 70 mijë vota, në krahasim me katër vite më parë. Është e vërtetë se ne e humbëm pjesërisht Prishtinën, por i fituam komunat më të rëndësishme në Kosovë. Bilancet zgjedhore i kemi të qarta, për ata që shohin realitetin”.

Më Shumë

Selmanaj: Qeveria Kurti po i shkatërron themelet e shtetit demokratik të Kosovës

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se qeveria Kurti është duke shkatërruar themelet e shtetit demokratik të Kosovës. Selmanaj ka përmendur disa nga shkeljet...

Dega e PDK-së në Rahovec propozon Idriz Vehapin dhe Edon Canën kandidat për deputetë

Edon Cana dhe Idriz Vehapi do të jenë kanditat për deputetë të propozuar nga Dega e PDK-së në Rahovec për zgjedhjet parlamentare të 9...

Lajmet e Fundit