15.9 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Liria përforcohet me namibianin Megameno

Futbollisti namibian, Petrus Megameno, është lojtar i ri i Lirisë, ka bërë të ditur klubi prizrenas pak më parë, përmes një njoftimi të lëshuar në faqen zyrtare të ekipit në Facebook.

Sipas njoftimit, Megameno ka arritur nga skuadra Blue Water e Namibisë, ndërsa është anëtar i kombëtares së këtij vendi, ndërsa është anësor i majtë, ku pos mbrojtjes kaplon edhe mesfushën në atë krah.

Liria ka kapur formë të mirë së fundi në Ligën e Parë Grupi A, duke shënuar tri fitore radhazi pas startit jo të mirë të kampionatit.

Petrus Megameno @ Liria, Prizren, Kosova

Ndërsa vetë 22-vjeçari për faqen zyrtare ka thënë se është i kënaqur me marrëveshjen e arritur.

“Bashkëvendasi im Prins Tijueza më ka folur për ekipin dhe futbollin këtu. Shpresoj t’i arrij objektivat me Lirinë, ndërsa jam i lumtur që do të jemi bashkë me të në një skuadër,” ka thënë Megameno.

Liria në xhiron që vjen takohet me skuadrën lidere, Feronikeli’74, që aktualisht është lider i kampionatit, ndërsa drejtohet nga ish-trajneri i bardhezinjëve Granit Begolli.

May be an image of 2 people and people standing

Më Shumë

Publikohet orari i Play-Off-it në Superligë

Vetëm në minutat e fundit është përcaktuar renditja përfundimtare e sezonit të rregullt në ProCredit Superligë, duke sjellë një fazë “Play-off” që premton spektakël...

Prizreni barazon në shtëpi ndaj Tefik Çangës

Prizreni ka barazuar 2:2 në shtëpi ndaj Tefik Çangës, në një ndeshje të luftuar në kuadër të Ligës së Parë. Takimi solli emocione dhe gola...

Lajmet e Fundit