Ende pa kaluar 1 muaj nga rikthimi i tij, Prizreni dhe Dee Franklin ndajnë rrugët

Ende pa kaluar një muaj nga rikthimi i Dee Franklin te Ponte Prizreni, ai dhe klubi kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Klubi prizrenas kishte njoftuar zyrtarisht për rikthimin e amerikanit më 12 shtator, shkruan Gazeta Express.

Megjithatë, sot, klubi nga “Sezai Surroi” ka njoftuar për ndërprerjen e bashkëpunimit me të.

Në njoftimin e klubit thuhet se shkëputja e kontratës është bërë me marrëveshje të dyanshme.

Njoftimi i plotë nga KB Ponte Prizreni:

NDËRPRERJE BASHKPUNIMI

Me marrëveshje të dyanshme KB PONTE PRIZRENI dhe basketbollisti amerikan Dee Franklin i kan ndarë rrugët.

Klubi falenderon lojtarin për angazhim dhe i dëshiron sukses në vazhdim të karrierës!

Good luck Dee.

Më Shumë

Humb jetën punëtori në Prizren, rrëzohet vinçi në punishte

Një 26-vjeçar ka vdekur në vendin e punës të hënën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në lagjen Arbana, ku viktima ishte...

Totaj shpreh ngushëllime për vdekjen tragjike të punëtorit në vendpunishte në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka shprehur ngushëllime për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit, duke theksuar se në këto...

Lajmet e Fundit