24.4 C
Prizren
E hënë, 7 Korrik, 2025

Liria

Sahit F. Osmani 

A mund të shkelen me këmbë yjet në qiell
aq mund të shkelet gjaku i papërlyer i lirisë
në çdo kohë dhe kur duan që t’ia idhëtojnë
goja ëmbëlsohet me mjaltin e përjetësisë

Liria e ka zërin e ëmbël flet me gjuhën e dashurisë
nga sytë e saj buron drita që e ther terrin
i ushqen kohërat me legjendat e trimërisë
që vdekjes ia prenë kthetrat e mundën
trimërisht

Me shkëlqimin dhe lavdinë e heroizmave
edhe përtej vdekjes rron me dashurinë
rrugët e saj janë të shkelura me dhimbje
të kraharorit ku çel e rrah zemra përjetësisë

Më Shumë

Eris Abedini largohet nga Ballkani

Ballkani ka njoftuar zyrtarisht largimin e mesfushorit Eris Abedini nga skuadra. Klubi suharekas ka falënderuar Abedinin për kontributin e tij gjatë kohës sa ishte...

Zogaj dhe Mehmeti vazhdojnë me Lirinë

Liria e Prizrenit ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit me dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës: mesfushorin me përvojë Silvio Zogaj dhe luftëtarin...

Lajmet e Fundit