Edhe Igli Tare është i prekur me Covid-19

Raste të shumta te Lazio ka me Covid-19, por që klubi bardhekaltër nuk i ka bërë emrat publik.

Disa lojtarë janë prekur me Covid-19 gjë që i kanë munguar Lazios në ndeshjet e Serie A dhe Ligës së Kampionëve.

Por i fundit që është prekur nga ky virus është drejtori sportiv i klubit italian, shqiptari Igli Tare.

Ka qenë presidenti i Lazios, Claudio Lotito që ka shpërthyer për La Republica për rastet pozitive tek klubi i tij dhe të tjerët.

 

Ai ka konfirmuar se edhe drejtori sportiv Igli Tare është pozitiv me Covid-19.

“Edhe Tare është pozitiv. Por në ditët e sotme askush nuk të thotë nëse mund të infektosh të tjerët apo jo”, tha ai, duke mos bërë të qartë nëse drejtuesi shqiptar kishte simptoma apo ishte asimptomatik.

Sipas mediave italiane, edhe Thomas Strakosha është pozitiv ndaj COVID-19, por me ngarkesa minimale virale, aq sa disa tamponë e kanë nxjerrë negativ portierin shqiptar. /Telegrafi/

 

Më Shumë

Drejtoria e Bujqësisë në Malishevë apelon te fermerët: Mos u bazoni në informata të pakonfirmuara për subvencionet e vitit 2026

Drejtoria e Bujqësisë në Komunën e Malishevës ka njoftuar fermerët se Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ende nuk e ka hapur afatin...

ZKA gjen varg shkeljesh në Prizren: Keqklasifikim milionash, kontrata pa para dhe nënvlerësim të pasurisë

Zyra Kombëtare e Auditimit (ZKA) ka lëshuar një opinion të kualifikuar për Pasqyrat Financiare Vjetore të Komunës së Prizrenit për vitin 2025. Raporti ka...

Lajmet e Fundit